LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëm 14 vjeç, vajza e Manjola Nallbanit publikon librin e saj të dytë!

14 Nëntor 2018, 11:40, Lifestyle CNA
Vetëm 14 vjeç, vajza e Manjola Nallbanit publikon librin e saj

Manjola Nallbani është një nënë shumë krenare! Vetëm 14 vjeç, vajza e saj ka nxjerrë në treg librin e saj të dytë. Përmes një postimi në ?Instagram?, këngëtarja shqiptare tregon se libri mban titullin ?Njësoj të ndryshëm? dhe rrëfen historinë e dashurisë mes dy të rinjve.

Sigurisht, që mami Manjola nuk mund t?i urojë tjetër Sindit veçse të bëhet një shkrimtare e madhe në të ardhmen.

?Ky është libri më i çmuar për mua se është shkruar nga jeta ime Sindushi. Jam e lumtur dhe krenare që në moshën 14-vjeçare, ajo jo vetëm shkruan librin e dytë, por edhe për faktin që nuk trajton një temë të zakonshme dashurie po lidhjen mes një vajze të bardhë dhe një djali me ngjyrë. Libri është dashuria ime e madhe dhe shkrimtarët e vërtetë, nga njerëzit që admiroj më shumë! Ndihem shumë e lumtur që ti ke këtë pasion për librin , që sot të jep ty vlera mendore dhe njerëzore e në të ardhmen ti do ja transmetosh lexuesve të tu! Të uroj suksese shpirti, thesari im e u bëfsh shkrimtare e madhe?, ? ka shkruar Manjola.

Ky është libri i dytë i Silvit, pasi në moshën 12-vjeçare publikoi ?Lundrimi përmes detit të kaltër?.

 

Lajmet e fundit nga