Connect with Us

Nga Bislim Ahmetaj/ Bularati, Shqiponja dhe Zogu i Zi

Aktualitet

Nga Bislim Ahmetaj/ Bularati, Shqiponja dhe Zogu i Zi

Publikuar

-

Puna e fundit që mund të bëhej për ndërtimin e mbi-nën-kalimin te projektuar tek “SHQIPONJA” ishte heqja e shpendit që ne shqiptaret e kemi vendosur në zemër të Flamurit, simbol që na bënë të ndihemi krenar kudo ku jemi dhe në cfarëdo pozite që të ndjehemi.

Të gjithë do të jemi deshmitarë që do të duhen të paktën dy  vite deri sa fotot e ekspozuara në rrethimim e rreth rrotullimit të Shqiponjës të presin gershërët e inagurimit me shumë gjasa jo nga kthetrat e Ramës, por pa pikë vlere dhe rëndësie  për këtë opinion se cfarë duarsh apo gërshërësh do ta presin atë shirit. Të gjithë dakortësohemi që hyrja veriore e Tiranës edhe pse me katër korsi është e ngarkuar dhe kjo vjen për shkak të mungesës së infrastrukturës ndërlidhëse tek nyja lidhësë e unazës së pa përfunduar në asnjërin segment të saj.

Pikërisht në vendin që  6 vite më parë në 100 vjetorin e Pavarësisë u shndërrua në  njërin prej atraksioneve më të dashura dhe më sharmante për shqiptarët, simbolit tonë kombëtar,  Shqiponjës Dy Krenare, dhuratës bujare të biznesmenit  dhe filantropit të njohur shqiptarë nga Maqedonia, zotit Lazim Destani. I cili në përvjetorin shekullar të Pavarësisë së shtetit  të shqiptarëve të ndarë padrejtësisht në 5 shtete ballkanike i dhuroj bujarisht Atdheut, shpendin dy krenësh, simbolin që u shfaq në Flamurin tonë Kombëtarë nga Prijësi ynë Gjergj Kasrioti Skendërbeu, vitin symbol  të të cilit po shënon sot e gjithë këtë vit I gjithë kombi ynë.

Aq ngjiti ky symbol monumental, sa s’kaluan gjashtë muaj nga vendosja e tij dhe u bë referenca më e përhapur për adresarin e munguar të Tiranës, ai hyri në fjalorin zhargon të gjithëkujtë, në forma dhe në trajta nga më të ndryshmet si: “Nga Shqiponja, djathtas”, “Më prit te Shqiponja”, “Ika nga Tirana, kalova Shqiponjën”, “ Mbrrita në Tiranë, jam tek Shqiponja”, “500 metra nga Shqiponja drejt”, “E sheh Shqiponjën”, “Jam ke Shqiponja”.

Për hirë të përmirësimit të infrastrukturës së kryeqytetit s’ka asgjë të keqe të cvendoset ky monument krenarie në një vend tjetër, po kaq të dukshëm, në kohën që do të bëhet pengesë për vazhdimin dhe përfundimin e punimeve të mbi kalimit që nxituan ta printojnë në beze për të lajmëruar heqjen e simbolit të Shqiponjës.

Për mua tri janë arësyet e shënjuara të nxitimit të Edi ramës për heqjen e Shqiponjës akoma pa filluar asnjë punë për ndërtimin e “mbi-nën-kalimit të rreth-rrotullimit”:

E para, tri ditë më parë një grup prej më shumë se 1000 “para militarësh” grekë ( pasi pjesëmarrësit e tjerë nuk dua ti fus në të njëjtin emërtim) , me parulla fashiste në mënyrën më të turpshme dhe vulgare dhunuan një pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë,  duke shkelur cdo ligj kombëtar, cdo konventë ndërkombëtare dhe cdo rregull etik të vendeve të Bashkimit Europian dhe më gjerë. Tirana zyrtare reagoj si një OJF periferike, zv/ministri i brendëshem i plotëfuqishmi  kryeministrit, “gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Kadaresë  “shpalli” disa përsona gjysëm non-grata. Dhe si për ti lëpirë të përjmerrat e veta edi rama akoma pa ju tharë pshtyma nga urdhri verbal që i dha Lleshit të tij për përsonat “non-grata” nxori dhe nxiti urdhërin verbal për heqjen e Shqiponjës nga rreth-rrotullimi me të njëjtin emër pa kurrfarë paralajmërimi, pa kurrfarë njoftimi, pa kurrfarë “degjese” si i pëlqen kajmekanit të tij të bashkisë së Tiranës ti shesë veprat e veta publike. Kjo ishte për t’ju thanë veprimeve të paprecedent të pjesëmarrësve në ceremoninë mortore të një qytetari me kombësi greke që e vrau policia ose nga mungesa e profesionalizmit në rastin më të keq ose për  për interesa nacionaliste të ditës. Të cilat I interesojnë kryeministrit për të mbuluar traumat qeverisëse që s’ja falë askush vec një opozite apatike e udhehequr nga një njëri të cilin e ka futur  në xhepin e djathtë të tij. Kryeministri me heqjen e Shqiponjës  ju thotë qarqeve ultranacionaliste greke se unë jam një I cmendur që nuk pyes për simbolet  kombëtare të vendit tim dhe  po pyes për gangster lokal me uniform ushtarake greke që sulmojnë qytetarët dhe policinë e vendit tim.

LEXO EDHE:  Nga Bislim AHMETAJ/ Pse është çmendur Muci?

Diabolikë deri në ekstazë.

Po të mos hantë dardha të papjekuara në njoftimin e tij në Tëitër ku shkruan se  “Vulgariteti s’kishte hipur kurrë më me propotencë në një peidestal se në rastin e “Shqiponjës”,  ndoshta askush s’do e kishte vënë re për disa ditë heqjen e shpendit symbol  Shqiponjës në nyjën kryesore të hyrjes veriore të Tiranës, e cila u gjet e  rrethuar me shpejtësi nga foto të printura të një plamni që mund të jetë në mendjën e ndonjë klienti të qeverisë. Por kjo dardhë e papjekur që hëngri Edi  ishte pikërisht  për të lëpirë qëndrimin përvers ndaj veprimeve antikushtetuese të organeve të rendit, të ushtrisë, ndaj veprave penale të kryera nga shetasit grekë që shkelën haptazi territorin, integritetin dhe simbolet kombëtare të një vendi sovran. Pra ai ju deklaroj  ekstremisteve grekë, serbë dhe gjithë miqve të tij preversë me të cilët siguron pushtetin që unë kur  nuk “p…dh” për simbolet e mia kombëtare kështu që jemi të mirëkuptuar për gjysëm masat e “Lleshit” tim,  gjysëm minister I brendëshem,  gjysëm “gjeneral i ushtrisë së vdekur” të Kadaresë.

Arësyeja e dytë është një protestë e nisur këtu e dhjetë ditë më parë nga banorët e zonës nga “Astiri” tek shtëpia e nënës shpirtërore të rilindjes, e veja e diktatorit, apo diktatorica. E cila sipas njerëzve që guxojnë e kanë informacione të thelluara thonë se ajo dhe trashëgimtarët e saj zotërojnë më shumë se njëqind apartamente dhe vila në Paris, Vjenë, Londër e Neë Jork , “Shtëpia muze” që do ti prishet  ishte shtëpia e intervistave të përvjetorëve të diktatorit, e përvjetorëve të partisë, e përvjetorëve të “përsekutimit” të saj  nga demokratura që po na sundon.

Ata protestuesit e vertetë që nuk i përcjell asnjë media si duket kanë zbuluar se pas projektit të “unazës së re” fshihet një aferë korruptive për ndërtimin e pallateve  shumë katëshe në anën e djathtë  të rrugës  që vjen nga “astiri” dhe jo arësyeja e shpallur si kryesore, që është zgjerimi I saj pasi ky aks  është mjaftueshëm I gjërë për të vazhduar punimet qoftë me urë, qofto sic janë.

Arësye e tretë  duket krejtësisht vulgare. Po sa vulgar  është kryeministri I vendit në sjelljet e tij me qytetarët e vendit të tij kjo arësye  është krejtësisht e besueshme. Heqja e simbolit tonë kombëtarë  mund të jetë një hakmarrje primitive ndaj një veprimi ndoshta po kaq  primitive që ish kryeministri Sali Berisha bëri me prishjen e një barriere betoni tek “Zogu I Zi” në vigjilje të ardhjes së tij në krye të ekzekutivit në vjeshtën e vitit 2005.

Atë kohë për ata që kanë kujtesë nga disa veprimi i qeverisë  së demokratëve u quajtë i drejtë, nga disa të tjerë arbitrarë dhe akt korruptiv në interes të qëndrës tregëtare  në krahë të rreth-rrotullimit. Fakti që “kajmekani” i kryeministrit  në Bashkinë e Tiranës thjeshtë e ringjalli rreth-rrotullimin e “Zogut të Zi” duke i shtuar një statujë impresionuese është tregues i miratimit të heshtur por ndoshta  të pa miratuar nga shefi I tij. Në vitin 2005 rreth-rrotullimi i “Zogut të Zi” mori emrin Sheshi “Rilindja” për publikun naiv ndoshta pa e ditur se gjithë filozofia e qeverisjes  që do të afronte zevëndësuesi i Berishës do të ngrihej mbi këtë slogan “Rilindim duke shkatërruar”

Njëlloj si slogani i Internacionales Komuniste “Mbi gërmadhat e botës së vjetër do ngremë botën e re”

Të tri arësyet që unë I përdora si argumente se pse u hoq shpendi symbol i shqiptarëve nga rreth-rrotullimi që mori emrin “TE SHQIPONJA” ndoshta nuk janë bindëse por sipas bimdjes time dicka  do të rezultojë  e vertetë: Do të kalojnë të paktën edhe dy vite dhe punimet për tu inaguruar punimet në mbi-nën-kalimin e hyrjes  veriore të Tiranës nuk do të përfundojnë.

Ne nuk do të mund të jemi vend anëtarë I Bashkimit Europian edhe për faktin e thjeshtë se do na pengojë fqinji ynë jugor duke na përdorur si argument vrasjen e panevojshme nga policia e shtetit të drogës të një gangsteri të armatosur me origjinë greke.

Druaj dhe uroj  të mos ndodhë edhe e treta, më e trishtuashmja ndër shqiptarë “Shteti fillon ditën që vi unë në pushtet”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Grupimi “DHJETOR 90” mesazh studentëve/ Mos dështoni kauzën tuaj 

LEXO EDHE:  "Basha-Kryemadhi si shtojcë e Ramës"/ Bislim Ahmetaj skanon Qeverinë dhe Opozitën

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Nga Bislim AHMETAJ/ Pse është çmendur Muci?

LEXO EDHE:  Nga Bislim AHMETAJ/ Njeriu që kujdeset për Flamurin “e tij”!

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: