LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Me fuqi të mëdha vijnë përgjegjësi të mëdha”- 5 mësimet e rëndësishme që Stan Lee i dha njerëzve në të gjithë botën

14 Nëntor 2018, 08:41, Aktualitet CNA
“Me fuqi të mëdha vijnë përgjegjësi të

Ditën e djeshme u nda nga jeta një nga gjenitë e kohëve moderne, bashkëkrijuesi i superheronjëve më të famshëm në të gjithë botën, njeriu i cili arriti ta kthejë  ?Marvel Comics? nga një shtëpi e vogël botuese në një korporatë dhe të na dhurojë një nga ?botët? më të bukura të portretizuara në film vitet e fundit.

Por përtej faktit se që në mes të viteve 90? ai ka qenë një hero për të ashtuquajturit ?nerds? të cilët revistat e tij të ilustruara, që tregonin historitë më të bukura të superheronjëve, i lexonin të mbyllur në dhomat e tyre apo në bodrumet e shtëpive, dekadën e fundit me krijimin e ?Marvel Studios? botën e tij të mrekullueshme ja prezantoi njerëzve në të gjithë cepat e botës. Njejtë si në vendin tonë ku ?comics? nuk kanë qenë kurrë pjesë e kulturës, edhe në shtete të tjera, njerëzit u njohën me superheronjtë dhe antiheronjtë të cilët ksihim më shumë se një histori për të treguar.

Puna e Stan Lee, për dikë që i ka ndjekur të gjithë filmat e tij para dhe pas ?Marvel Studios?, ishte të krijonte heronj. E duke krijuar ata ai ja doli që në fund të çdo historie të jepte një mësim ose mesazh të vlefshëm për ata që i ndiqnin. Duke u nisur nga kjo por edhe nga historia e jetës së tij, ndër shumë të tjera këto janë 5 mësimet që Stan i dha njerëzve në të gjithë botën:

1.Nuk duhet të ndihesh asnjëherë inferior ndaj të tjerëve

Kur suksesi i tij ishte në kulm Stan rrëfeu se në fillimet e karrierës ndihej i turpëruar ndaj të tjerëve pasi ai ishte njesht një shkrimtar librash të ilustruar, profesion që nuk krahasohej me mjekët apo inxhinierët. Pastaj ai kuptoi që puna e cila bënte i zbaviste njerëzit dhe kjo nuk i lejonte ata të preknin fundin në kohë të vështira. Për sa kohë që të argëtosh është një gjë e mirë dhe që ndihmon miliona ai nuk kishte pse të ndihej inferior. Këtë duhet ta besojnë të gjithë për sa kohë bëjnë gjëra të mira. Edhe superheroi Ant-Man për ata që e dinë historinë na tregon të njejtën gjë.

2.Largohu me kujtime, jo me ëndrra

Kjo është me siguri dhe motoja e jetës së tij por edhe shumë prej personazheve që u krijuan nga ai. Stan Lee shërbeu në ushtri dhe më pas filloi të punonte në media, nga rangjet me të ulta derisa ju dha mundësia që ta prezantonte artin e tij me publikun, pjesa tjetër është histori. Por sërish ai guxoi dhe solli personazhe të cilat bota nuk i kishte parë, madje shpesh i konsideronte të papërshtatshëm. Një hero me ngjyrë si Black Banther, një superhero i verbër si Daredevil apo dhe personazhe me një ëndërr si Tony Stark apo Nick Fury , të cilët njejtë si Stan Lee asnjëherë nuk dorëzohen dhe luftojnë deri në fund që ëndrrat e tyre të realizohen e ti vënë në shërbim të të tjerëve.

3.Nuk ka nevojë të jeni perfektë që të bëni gjënë e duhur

Asnjë nga heronjtë e Stan Lee nuk është perfekt, okej ndoshta është Thor-i por para Ragnarock-ut edhe ai ishte disi i mërzitshëm kështu që konstatimi vlen. Pavarësisht se të gjithë kanë të meta, kanë dyshimet e tyre se si ti përdorin superfuqitë, shpesh nuk marrin parasysh ndjenjat e të tjerëve dhe janë kokfortë në fund ata bëjnë gjithmonë gjënë e duhur, marrin vendimet e drejta dhe shpëtojnë botën. Prandaj dhe njerëzve nuk duhet ti mungojë besimi tek ata të cilët kanë të meta dhe defekte, duhet ti kuptojne.

 

4.Vetëm sepse dikush është ndryshe nuk do të thotë që është i keq

Kjo është e gjithë filozofia që Stan përdori për të krijuar X-Men. Për ju që keni jetuar poshtë një guri dekadën e fundit, X-Men janë superheronjtë të cilët kanë lindur ose kanë fituar gjatë jetës superfuqi falë mutacioneve gjenetike. Ata të gjithë fillimisht keqtrajtoheshin, shmangeshin nga njerëzit dhe gjykoheshin për atë që i bënte ndryshe. Falë shkollës së X-Men ata u kthyen në superheronj dhe mësuan që ti përdornin aftësitë e veçantë në ndihmë të njerëzve. Pas Spider-Man ndoshta heroi më i famshëm i krijuar nga gjeniu ishte Wolverine, i quajtur ndryshe Logan, portetizimi perfekt i personazhit që inatin dhe faktin që ishte i ndryshëm  e ktheu në frymëzim për tu bërë një njeri më i mirë e të shpëtonte njerëzit.

5.Me fuqi  të mëdha vijnë përgjegjësi të mëdha

Ndoshta shprehja më e famshme e serisë Spider-Man, superheroit më të dashur dhe më të famshëm të krijuar nga Lee. Në momentin kur Peter Parker nuk e kishte kuptuar ende çfarë të bentë me fuqitë e tij, ndoshta në momentin më prekës të university Marvel, xhaxhai i tij Ben i tha shprehjen e mëspërme. Nga ky togfjalësh historia e tij ndryshoi dhe u bë superheroi i të gjithë njerëzvë të thjeshtë. Kjo shërben dhe për ne, që ndoshta nuk kemi superfuqi apo mundësinë të shpëtojmë botën por çfarëdo fuqie të kemi duhet të marrim parasysh përgjegjësitë dhe efektin që çdo vendim i joni mund të marrë në jetën e të tjerëve, Kjo duhe të na shtyjë të bëjnë gjithnjë mirë.

 

Lajmet e fundit nga