LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maqedoni/ Arrestohen ish-ministri dhe ish-sekretari i Gruevskit

14 Nëntor 2018, 08:08, Aktualitet CNA
Maqedoni/ Arrestohen ish-ministri dhe ish-sekretari i Gruevskit

Policia e Maqedonisë ka vënë në pranga Ish-ministrin e Transportit, Mile Janakieski dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë ?Gruevski?, Kirill Bozhinovski.

Ata janë arrestuar mbrëmë me kërkesë të prokurorisë speciale dhe ky vendim u miratua nga Gjykata Penale.

Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Gruevskit dhe për të shmangur një largim të tyre policia i ka çuar pas hekurave.

Të dy të arrestuarit janë nën hetim për çështjen ?Talir? dhe janë akuzuar në disa raste të tjera që përfshirë ?Titanikun?, për të cilin është caktuar një seancë dëgjimore në ora 9.30. Mile Janakieski dje tha se nuk e përkrah ikjen e Gruevskit.

Lajmet e fundit nga