Connect with Us

Kthimi i eshtrave të Mit’hat Frashërit/ Profesori i njohur kërkon reflektim për tekstet e historisë

Aktualitet

Kthimi i eshtrave të Mit’hat Frashërit/ Profesori i njohur kërkon reflektim për tekstet e historisë

Publikuar

-

Profesori Sadik Bejko ka reaguar për kthimin e eshtrave të Mit’hat Frashërit në Shqipëri.

Bejko ka thënë se kthimi i eshtrave shënon një ngjarje me peshë në historinë e vendit tonë.

“Kthimi” i Mit’hat Frasherit shenon  nje ngjarje me peshe per historine tone. I jep fund lluftes se dyte boterore qe nder ne vazhdon ende. Ne Jugosllavi e Greqi ky pajtim i paleve te kundeta ne lufte ka ndodhur mbi gjysme shekulli me pare.

Mbas shenjterimit nga Papa FRANCESKU te klerikëve te martirizuar nga komunizmi kjo ngjarje ‘laike’ eshte po aq e shenjteruar”, – ka deklaruar ai.

Ndër të tjera profesori ka thënë se Edi Rama ka bërë një gjest, që është në të mirën e të gjithëve.

LEXO EDHE:  Ben Blushi deklaratë të fortë/Shqipëria në lëngim, ka nevojë për zgjedhje por ...!

“Edi Rama beri gjeste te djathta. Kjo eshte ne te mire te te gjitheve. Majtistet tane te ndryshkur dhe pse nuk e honepsin nje veprim te tille, nuk dalin dot nga vendimet e te parit te partise” – ka vazhduar ai.

Gjithashtu profesori ka kërkuar që për këto ngjarje të reflektohet në tekstet zyrtare të historisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Bashkimi Europian: Po punojmë për normalizimin e marrëdhënieve

Publikuar

-

Nga

Kosovë, mundësitë e një marrëveshjeje me Serbinë

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Zëdhënësja e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Nabila Massrali, deklaroi se dialogu po vazhdon.

“Dialogu i asistuar nga Bashkimi Evropian po vazhdon. Ai rifilloi në korrik me dy takime në nivelin më të lartë pas më shumë se 20 muaj ngërçi”, u shpreh Massrali për lajmi.net.



E pyetur për takimin e shtatorit midis Kosovës dhe Serbisë, Massrali tha se tryeza është caktuar me pëlqimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

LEXO EDHE:  Me peshore në rrugë, për të blerë librat/ Historia e trishtë e 18-vjeçarit

LEXO EDHE:  Skulpturat më të bukura me faqe libri

“Gjatë takimit të nivelit të lartë më 16 korrik, Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak u pajtuan me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës që të mbajnë një mbledhje të nivelit të lartë në fillim të shtatorit”, tha ajo më tutje.

Më tej ajo theksoi se Bashkimi Evropian si lehtësues i dialogut punon me të gjitha palët drejt normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve, duke i adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Videoja korruptuese te Infektivi/ Berisha: Nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë

Publikuar

-

Nga

Videoja korruptuese te Infektivi/ Berisha: Nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas videos që ka qarkulluar në rrjet, ku shihet një qytetare që i jep rryshfet infermieres në mënyrë që kjo e fundit t’i çojë ushqimin familjarit të shtruar me Covid.

Berisha deklaron se kjo video dëshmon aktin e korrupsionit dhe degradimin e plotë të sistemit shëndetësor.

Sipas tij, rryshfeti që qytetarja i ka dhënë infermieres nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë në këtë kohë pandemie.



“Një video që dëshmon aktin e korrupsionit, degradimin e plotë të sistemit shëndetësor nga kreu i tij Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia që shfrytëzuan pandeminë për të vjedhur miliona euro me tendera me fitues të paracaktuar, blerje materialesh me shumicë dy herë më shtrenjtë për njësi se sa çmimi i tyre me pakicë në farmaci apo tendera për ndërtim rrugësh nga 1,8 milion euro për km që është standarti për zona fushore në 20 milionë euro, pra mbi 10 fishin e çmimit normal. Krahasuar me këto, ajo që është filmuar nuk është as një kafe”, shkruan ish-kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas të miturin

Publikuar

-

Nga

Makina përplas të riun në Tiranë/ Plagoset 15-vjeçari

Një automjet ka përplasur një këmbësor rreth një orë më parë në Tufinë të Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i plagosur ka mbetur një 15-vjeçar me iniciale G.N.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr shërbimin mjekësor, ndonëse nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.



“Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Ben Blushi deklaratë të fortë/Shqipëria në lëngim, ka nevojë për zgjedhje por …!

LEXO EDHE:  Ben Blushi del me propozime për reforme politike

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE