LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi kërcënon Ramën/ Jemi të gjithë bashkë kundër teje

14 Nëntor 2018, 18:02, Aktualitet CNA
Kryemadhi kërcënon Ramën/ Jemi të gjithë bashkë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë pasdites së sotme ka qenë në një takim me kryesinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës.

Gjatë këtij takimi Kryemadhi ka thënë se opozita është bërë bashkë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

?Opozita është e bërë bashkë kundër këtij kryeministri. Politika e Rilindjes mbolli varfëri dhe krim në këtë vend. Rruga e vetme për largimin e Ramës është protesta mbarëpopullore.  LSI ka luajtur dhe një rol të veçantë për rininë dhe gruan. Forcimi i strukturave të rinisë dhe gruas duhet të jenë imediate për shpëtimin e vendit nga krimi i organizuar,? ?deklaroi ajo.

Në këtë takim Kryemadhi shoqërohej nga deputetët e këtij qarku, Lefter Koka dhe Nora Malaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga