LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi fëmijën e parë, çifti i preferuar i telenovelave turke drejt divorcit?

14 Nëntor 2018, 11:09, Lifestyle CNA
Humbi fëmijën e parë, çifti i preferuar i telenovelave

Aktori i njohur Kenan ?mirzal?o?lu dhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, po kalojnë një kohë të vështirë bashkë dhe mediat në Turqi raportojnë se ata do të ndahen.

Kenan, i njohur ndryshe si Ezel nga shqiptarët, ka pasur probleme të vazhdueshme me bashkëshorten dhe madje thuhet se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Mësohet se ata shkuan në një udhëtim së bashku në Marmaris-Selimiye për tre javë, më pas u kthyen në Stamboll pak ditë më parë dhe tani kanë rezervuar një tjetër udhëtim jashtë.

Nuk e dimë nëse Kenan dhe Sinem po përpiqen të rregullojnë marrëdhëniet mes tyre, pas një shtatzënie të dështuar që duket se ka ndikuar shumë në martesë.

Çifti ka vetëm 2 vjet që është martuar në një ceremoni të thjeshtë ku morën pjesë miqtë e ngushtë, përfshi këtu aktorin e njohur Kivanc Tatlitung.

Lajmet e fundit nga