Connect with Us

Gazetarja flet hapur/ Ata që më kërkojnë punë e duan rrogën më të madhe se e imja

Aktualitet

Gazetarja flet hapur/ Ata që më kërkojnë punë e duan rrogën më të madhe se e imja

Publikuar

-

Një tjetër temë diskutimi në studion e emisionit të përditshëm ‘Trokit’ në IN Tv. Moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni mirëpritën gazetaret Kozeta Kurti dhe Fabjola Kuburi për të folur rreth dilemës së fundit ‘të rrish apo të ikësh nga Shqipëria’.

Mjaftoi një status në Facebook i Kozetës për të rinisur diskutimi edhe në mediat sociale.

Ajo tha se nisur nga eksperienca e saj, dhe jo vetëm, të gjithë ja kemi dal të jetojmë në ketë vend dhe nuk shikon arsye për tu larguar, aq më tepër pa ditur se ç’të pret.

LEXO EDHE:  Hendeku gjinor/ Shqipëria renditet e 25-a në botë, më mirë me fuqizimin politik

Gazetarja tjetër Fabiola, tha se ka edhe pasaportë europiane dhe nuk dëshiron të largohet. Përballë kërkesës së të rinjve, edhe të atyre që kërkojnë punë në gazetën ku ajo punon, Kuburi tha se ata më shumë ankohen se sa punojnë. ‘Duan të mos punojnë 8 orë, duan rrogë edhe më të madhe se timen’- shtoi ajo./ in.tv

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta Izrael-Palestinë/ “Shi” raketash dhe sulme vdekjeprurëse

Publikuar

-

Nga

Lufta Izrael-Palestinë

Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Palestinës vijon ndërsa deri tani konflikti u ka marrë jetën 56 personave prej së hënës dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Izraeli njoftoi të mërkurën se vrau 16 anëtarë të krahut të armatosur Hamas në Gazë gjatë një bombardimi. Hamasi konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të udhëheqësve të tjerë.

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh tha se përballja me armikun është pa afat. Në Izrael, zyrtarët thanë se janë vrarë gjashtë persona.

Luftimet midis Izraelit dhe Hamasit janë më të ashprat që nga 2014 dhe po rritet shqetësimi se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

LEXO EDHE:  Përputhen/ Çam Vangjeli, grek Shpëtimi

LEXO EDHE:  Mbledhja Shqipëri-Kosovë/ Serbia akuzon Ramën për “Pretendime territoriale”

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të ulin tensionet mes sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit me raketa dhe inkursioneve ajrore izraelite si kundërpërgjigje ndaj tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Qyno: Çdo gjë e menduar në mënyrë precize

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Qyno: Çdo gjë e menduar në mënyrë precize

Gazetari Elton Qyno ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin e ndodhur në Vlorë, ku duke i’u referuar vrasjes së Bledar Birçajt është shprehur se personi i tretë në makinën e viktimës ka shpëtuar nga vdekja e sigurtë prej llojit të makinës.

Ai në një intervistë për Open, shton se është e çuditshme që deri tani nuk është gjendur qoftë edhe e djegur makina me të cilën janë arratisur autorët.

 “Makina BMW, ngaqë ka koskotën e lartë, e ka ndihmuar pasagjerin të ulet dhe kështu të mos e kapë asnjë plumb. Pasi ka dalë nga makina, ai është përpjekur të nxjerrë pistoletën, por e ka pasur të pamundur përballë 2 automatikëve. Çuditërisht, ajo që e bën më mister, është që nuk kemi as makinën e djegur, ku ka qarkulluar kjo makinë. Janë kontrolluar mbi 30 servise, varreza makinash, as in formacione se ku mund të jetë hedhur apo djegur makina , me të cilën udhëtonin atentatorët”,tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zërat kundër Bashës në PD/ Elezi: Kush ka folur është përjashtuar

Publikuar

-

Nga

“Basha ka bërë PD-në të pabesueshme”/ Ibsen Elezi: Ja kush është problem unë, më i madh se Rama

Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit ka komentuar mbi zërat kundër krydemokratit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Ai tha se shumë anëtarë nuk reagojnë kundër tij, pasi të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar.

Ai shprehet se është njerëzore të gabosh, por sipas tij , të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për gabimet që bëjnë.

“Të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar. Kjo është arsyeja. Ky mekanizëm i ndërtuar me kujdes apo rastësisht kanë çuar në vrasjen e kurajos.

LEXO EDHE:  Situata e Covid në Itali/ Alimehmeti: Shqipëria ka një trajektore shumë të ngjashme

LEXO EDHE:  GRAFIKU/Profesionet ku gratë paguhen më shumë se burrat në Shqipëri

Në momentin që vret kurajën është e vështirë që njerëzit të besojnë që do ketë sukses nëse del kundër rrymës. Dikush më shumë, dikush më pak, përgjegjës jemi të gjithë. Nuk është turp të korrigjosh diçka, është njerëzore të gabosh. Duke e ditur që demokracia është opinion edhe në rrjetet sociale po deformohet demokracia. Në PD është vrarë konkurrenca, konkurrenca është ajo që prodhon ide”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE