Përveç kësaj, komisioneri Celibashi ka kërkuar nga Partia Socialiste që të shmangë gjuhen denigruese ndaj kundërshtarëve, duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike./euronews
Aktualitet
Foto-Ndërtimi ‘Unazës së Madhe’/ Projekti që në vitin 1989, banorët e dinin

Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë Tiranë tha se të gjithë banorët që do të preken nga ndërtimi i ‘Unazës së Re’ do të shpronësohen 100%, kurse për ndërtimet pa leje do të ketë 3 vite qira dhe banesa sociale.
Veliaj u shpreh se vetëm për qiranë e këtyre banorëve, Bashkia e Tiranës do të anulojë ndërtimin e një shkolle në kryeqytet.
Nga disa foto të bëra në këtë zonë, skena buzë Unazës është një katastrofë urbane. Aty shikon loto, baste, lavazhe, gomisteri, trotuare të zëna me rraqe dhe shtëpi, kryesisht me kate shtesë të pabanuara si kjo “shtëpi” me 8 kate pa leje.
Banorët e kësaj zone edhe pse e kanë ditur me kohë gjurmën ku do të kalonte Unaza e Madhe.
Pasi kjo e fundit ka qenë projektuar që që në vitin 1989 në kohën e Adil Çarçanit, por kjo gjë nuk i ka penguar të ndërtojnë pa leje./ CNA.al
1 Koment