LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Rektori i UT-së, Mynyr Koni, “luftë” me Bordin për Njësinë e Kontrollit të Brendshëm

14 Nëntor 2018, 13:47, Aktualitet CNA
Ekskluzive/ Rektori i UT-së, Mynyr Koni, “luftë” me Bordin

Nga Xhovani SHYTI       

* Mbështetur në një material shkresor të konfirmuar zyrtarisht e të disponuar, CNA.al prej disa ditësh, ka nisur publikimin e praktikës antiligjore me të cilën rektori i Univesitetit të Tiranës, Mynyr Koni, e drejton institucionin më të madh arsimor të vendit.

Ajo që bën përshtypje në raportin  e grupit të kontrollit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) është fakti i tejkalimit pa asnjë droje, nga ana e Rektorit, i kufijve ligjorë, shmangia e strukturave kolegjale, marrja e kompetencave ligjore të këtyre të fundit dhe komandimi prej Rektorit i të gjithë strukturës administrative.

Ndërsa në shkrimet e mëparshme CNA.al ka publikuar disa prej veprimeve arbitrare dhe shkeljeve ligjore të bëra nga Mynyr Koni, sot po sjellim betejën e tij me Bordin e Administrimit të UT-së për të patur nën varësi Njësinë e Kontrollit të Brendshëm të institucionit, strukturë kjo tepër e rendësishme për të evidentuar praktikat antiligjore.

Sikurse evidentohet në faqen 64 të raportit të grupit të kontrollit të MASR, me shkresën nr.582/2, dt. 22.06.2017, të Rektorit është miratuar Programi i Angazhimit të Auditimit për Rektoratin e UT. Ky akt është kundërshtuar nga Kancelari, me shkresën nr. 582/4. dt.27.06.2017, i cili e vlerëson atë si angazhim të paligjshëm të Auditimit.

Në anën tjetër, me shkresën nr.134,dt.27.06.2017 të Bordit të Administrimit: ?Mbi varësinë funksionale dhe organizative të Njësisë së Auditimit të Brendshëm?, Bordi sqaron rektorin Koni se; Referuar ligjit nr.114/2015: ?Për auditimin e brendshëm në sektorin publik? njësia  e auditimit të brendshëm në rektorat ka varësinë organizative dhe funksionale të Bordit të Administrimit, ndaj dhe shkresa nr.582/2.dt.22.06.2017  e Rektorit konsiderohet akt absolutisht i pavlefshëm, pasi është autorizuar nga një autoritet jo kompetent ligjor.

Konstatim ky i ardhur pasi tre muaj para nxjerrjes së aktit të Rektorit ka qenë Ministria e Financave që, me shkresën nr.186/112,dt.20.03.2017 drejtuar Kancelarit të UT-së (i cili sikurse konstatohet ka venë në dijeni edhe Rektorin), sqaron se duke marrë parasysh parashikimet e ligjit të fushës së Auditimit të Brendshëm Njësia e Auditimit në IAL duhet të raportojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek Bordi I Administrimit, por dhe të gjithë detyrimet ligjore të kësaj njesie (karta e auditimit, plani strategjik e vjetor, raporti i çdo angazhimi auditimi etj.) duhet të miratohen nga Bordi. I cili në çdo rast duhet të marrë paraprakisht miratimin e Senatit Akademik për çështje që lidhen me fushën akademike.Por edhe ta informoj Senatin mbi auditimet e kryera në këtë fushë, shënohet në raport. Ku pasi citohet hedhja poshtë e objeksioneve të parashtruara nga rektori Mynyr Koni, lidhur me këtë praktik, konkludohet:

Rektori është në kapërcim të kompetencave të njohura nga kuadri ligjor në fuqi. Objesionet e Rektorit nuk pranohen.Nxjerrja e shkresës me nr. 582/2, dt.22.06.2017 nga Rektori i UT përbën shkelje të rendë të ligjit./CNA.al

Ekskluzive/ Rektori Mynyr Koni kërkon të vendosë ?sulltanatin? në Universitet

Ekskluzive-Punësimet në UT/ Rektori sherr me dekanët e Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe Gjuhëve të huaja

Ekskluzive-Sistemi informatik i bllokuar/ Rektori i UT-së pushton dhomën e serverit

Lajmet e fundit nga