LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anullimi i testimit për gradën Komisar/ Gazetarja zbulon prapaskenat

14 Nëntor 2018, 13:04, Aktualitet CNA
Anullimi i testimit për gradën Komisar/ Gazetarja zbulon prapaskenat

Me urdhër të Ministrisë së Brendshme, drejtuar nga zv.ministri Sandër Lleshi, ditën e djeshme u njoftua se është anulluar testimi me shkrim për marrjen e gradës Komisar.

Sipas pretendimit të ministrisë së Brendshme një gjë e tillë është bërë për shkak se janë konstatuar mangësi gjatë testimit të zhvilluar më datë 07.11.2018.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, ka reaguar edhe gazetarja Anila Hoxha, e cila hedh akuza të forta ndaj drejtuesve të ministrisë së Brendshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Anila Hoxha shkruan se arsyeja pse u anullua provimi, është se sipas saj fituan specialistët.

?Polici dhe specialisti në Policinë e Shtetit, Arber Alimadhi mori pikët maksimale në provimin për gradën e komisarit. Po me forcat e saj, në vendin e dytë scantroni nxori policen Jonida Babameta , prej më tepër se 15 viteve pjesë e Policisë së Shtetit dhe në vend të tretë Lindita Lushaku ,shefe sektori në seksionin e të miturve * gjithashtu bashkëshortja e ish këshilltarit të ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa* . Do doja ti përmendja të gjithë djemtë dhe vajzat që fituan fazen e pare te provimit
per komisar . Por që sot u fyen nga një anullim I paprededentë I provimit , pas të cilit ishin një hap larg vendosjes mbi supe të gradës komisar. Sepse paskërka dyshime se qenkërka kopjuar. Do doja ti përmendja një më një secilin prej tyre, për tju thënë ca të tjerëve*Zot fali se nuk dinë cbëjnë, mirë që nuk ju japin gradën që fituat, por ju bëjnë edhe pis*?-shkruan Hoxha në postimin e saj.

Sipas gazetares Hoxha, “provimi u mbikëqyr nga misioni Pameca, SHCBA, Drejtoria e standarteve dhe madje ishte i pranishëm edhe vetë numri një i policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Askush nuk u kap duke kopjuar. As qe u shtrua si problem I tille. As qe u ngrit si shqetesim derisa u shpallën pikët”.

Më tej ai thekson se provimi u anullua sepse ndryshe nga çdo provim tjetër, si rrallë ndonjëherë në këtë provim kishin fituar specialistët, kishin fituar jomiqte ndoshta, provimi u anullua nje jave larg dates reale te provimit.

?Mos valle nuk fituan edhe ca qe duhet ta fitonin? ? Për cfarë arsyesh komisaret ne tentative do te rikthehen ne provim pa patur asnje rast flagrant ?Ne qofte mungese transparence, cfare quhet transparence ne polici , apo duhet edhe ata qe humben te paradinin pergjigjjet? Sepse në qoftë kjo dëshirë për tejdukshmëri provimi, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe për provimin tjetër për gradën e kryekomisarit dhene oret e fundit.Mos i vrisni policet, ata qe e duan uniformen. Ne mendofshi ndonjehere edhe per ne te tjeret, ju lutem, ne kemi nevoje per nje polici te shendetshme, dhe jo per ?hajdute? te salduar qe qokezohen me grada te pamerituara?-përfundon postimin Anila Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga