LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada e SHBA reagon pas vendimit për Shullazin/ Kush e ka radhën?

14 Nëntor 2018, 11:46, Aktualitet CNA
Ambasada e SHBA reagon pas vendimit për Shullazin/ Kush e ka radhën?

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit të djeshëm, dhënë nga gjykata e Krimeve të Rënda për bandën ?Shullazi?.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane shkruan se ?Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor.?

?Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin ?Kush e ka radhën??? -mbyllet postimi i Ambasadës Amerikane./CNA.al

Krimet e Rënda japin vendimin/ Me sa vite burg u dënua Shullazi

Lajmet e fundit nga