LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Kacifas/ Ish-kreu i OMONIA-s: Nuk është një hero, vata në varrim sepse ...

13 Nëntor 2018, 21:44, Aktualitet CNA
Vrasja e Kacifas/ Ish-kreu i OMONIA-s: Nuk është një hero, vata

Mbrëmjen e sotme në emisionin ?Provokacja? ishte ftuar ish-kreu i OMONIA-s Vasil Bollano, i cili ka folur për ngjarjen e ndodhur në Bularat, ku si pasojë e përplasjes me armë zjarri me forcat RENEA, 35-vjeçari, Kostantinos Kacifas humbi jetën.

Bollano ka thënë se ka marrë pjesë në varrimin e Kacifas vetëm për njerzillëk, për asnjë arsye politike, apo me ngjarjen.

Sipas ish-kreut të OMONIA-s, Kacifas nuk mund të quhet një ?hero? sepse ende nuk është dhënë një version zyrtar, aktualisht kemi vetëm kuptimin laik.

?Në varrim shkuam për një arsye. Për arsyen humane se humbi jetën një njeri dhe aq më tepër në mënyrën se si evoluan gjërat u krijuan shumë pikëpyetje të ndryshme.

Deri tani që flasim fjala ?hero? është në kuptimin laik, sepse nuk e kemi versionin zyrtar. Në rastin konkret ai u bë hero, u mitizua, do ta shikojmë në perspektivë se ç?do të bëhet. Vajtja në varrim është një moment tjetër, nuk lidhet as me politikën, as me ngjarjen, as me sjelljen. Vajtja në varrim është çështje emocioni, çështje humane, pra është ana sociale jo politike apo juridike?,- u shpreh Bollano./ CNA.al

Lajmet e fundit nga