LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Ndotja në dete/ Policia konstaton 500 raste shkelje

13 Nëntor 2018, 15:43, Aktualitet CNA
Video-Ndotja në dete/ Policia konstaton 500 raste shkelje

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një tjetër aksion ndërkombëtar. Këtë herë mësohet policia e shtetit ka zhvilluar një aksion kundër ndotjes detare.

Në njoftimin e policisë shkruhet se operacioni i koduar ?30 ditë në det? dhe koordinuar nga Programi për Sigurinë Mjedisore i Interpol-it dhe në partneritet të ngushtë me Europol, konstatoi 500 raste të shkeljeve.

?Operacioni njëmujor (1-31 tetor) i koduar ’30 Ditë në Det ‘, me synim krimet e ndotjes detare në nivel global, u zhvillua me përfshirjen e 276 agjencive të zbatimit të ligjit dhe agjencive mjedisore në 58 vende në të gjitha rajonet, ku u zbuluan mbi 500 shkelje.

Shkeljet e ndotjes detare të zbuluara përfshijnë shkarkimet e paligjshme të vajrave dhe mbeturinave nga anijet, hedhja e paligjshme e mbeturinave në det, shkelja e rregullave të shkarkimeve të anijeve si dhe incidentet e paligjshme të ndotjes në lumenj, në bregdet dhe në vende të tjera në tokë (pranë detit).

Autoritetet në Shqipëri parandaluan një rast ndotje duke siguruar ujërat përreth, ku një mjet peshkimi që po mbytej kishte 500 litra naftë me vete.

Më shumë se 58 inspektime u ndërmorën në hapësirën detare të Shqipërisë, gjatë të cilave u kryen 91 kontrolle të mjeteve detare, u kryen më shumë se 135 orë punë, u  angazhuan 150 forca dhe 49 mjete  lundruese.

Gjatë operacionit janë kontrolluar  104 mjete lundruese për ndotje detare.

Gjatë operacionit u konstatua një rast i ndotjes detare në Portin e Durrësit nga një mjet peshkimi i cili u mbyt duke marrë me vete dhe një sasi hidrokarburi (naftë) prej 500 litra,? ? bëhet e ditur më tej në njoftimin e policisë.

Gjithashtu mësohet se autoritetet morën masa të menjëhershme për pastrimin e zonës ku u kthye në gjendjen e mëparshme./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga