LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video e mbretit të Marokut që e zë gjumi krah Melania Trump po shkrin së qeshuri gjithë internetin

13 Nëntor 2018, 09:40, Aktualitet CNA
Video e mbretit të Marokut që e zë gjumi krah Melania Trump po

Rreth 70 udhëheqës botërorë, përfshi presidentët amerikanë dhe rusë, Donald Trump e Vladimir Putin, morën pjesën në ceremoninë e  100-vjetorit të  Armëpushimit të vitit 1918 në kryeqytetin francez, ditën e dielë.

Mirëpo, një moment gjatë ceremonisë ka tërhequr vëmendjen e shikuesve duke e kthyer videon virale në rrjetet sociale.

Në klipin e publikuar, Mbreti Mohammed VI shfaqet duke fjetur gjumë, gjatë fjalës së presidentit francez Emmanuel Macron, ku kujtonte të vrarët e Luftës së Parë Botërore.

Por qershia mbi tortë, është vështrimi që Donald Trump i hedh mbretit. ?Dailymail? raporton se Donald Trump nuk dukej shumë i lumtur kur pa se Mbreti i Marokut nuk po i kushtonte rëndësi ceremonisë dhe po flinte krah së shoqes së tij, Melanie Trump.

Lajmet e fundit nga