LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Unaza e Madhe”/ Protestuesit, peticion Ramës, Metës dhe Veliajt

13 Nëntor 2018, 09:39, Aktualitet CNA
“Unaza e Madhe”/ Protestuesit, peticion Ramës, Metës dhe

Banorët e zonës së Astirit ashtu sikurse paralajmëruan janë vendosur sërish para Bashkisë së Tiranës, për të kundërshtuar shembjen e ndërtesave, që preken nga projekti i ‘Unazës së Re’.

Sot banorët i kanë drejtuar një peticion kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj, presidentit të Republikës Ilir Meta, si edhe trupës diplomatike të vendeve perëndimore në vend.

Në letrën drejtuar krerëve më të lartë të shtetit, qytetarët kërkojnë që të mos nxirren në mes të katër rrugëve, pa u dëmshpërblyer dhe dëmshpërblimi të jetë 100% me vlerën e tanishme të tregut.

Ata kërkojnë gjithashtu që dëmshpërblimi të jetë i njëjtë edhe për ata që kanë legalizuar banesat edhe pë rata që nuk i kanë legalizuar, pa bërë dallime./ CNA.al

Lajmet e fundit nga