LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkundet Shqipëria/ Lëkundje të forta tërmeti në tre qytete

13 Nëntor 2018, 13:55, Aktualitet CNA
Shkundet Shqipëria/ Lëkundje të forta tërmeti në tre

Lëkundje të forta tërmeti janë ndier pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se lëkundjet janë ndier edhe në Pukë dhe Lezhë, ndërsa epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.1 ballë, ka qënë në Ulqin, në Malin e Zi.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale.

Banorët kanë dalë me shpejtësi nga banesat pas lëkundjeve, ndërsa nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale.

Në muajt e fundit Shqipëria është lëkundur disa herë nga tërmetet nga veriu në jug. Në muajt e verës u regjistruan disa tërmete në Gjirin e Lalzit dhe në Mat ku u dëmtuan shumë banesa.

Lajmet e fundit nga