LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kreu i KLSH-së”/ Balla vlerëson propozimin e Metës

13 Nëntor 2018, 11:01, Aktualitet CNA
“Kreu i KLSH-së”/ Balla vlerëson propozimin e Metës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me propozimin e presidentit Meta, që Vitore Tusha të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në një prononcim për mediat, Balla pohoi se me dekretin do të njihen ditën e enjte, ndërsa theksoi se PS vlerëson figurën e Tushës. Ai tha më tej se për funksionimin e KLSH, do të ndiqen të gjitha procedurat.

?Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga komisoni përkates do hezitoja të bëja cdo koment. Vlersojmë personalitetin e zonjes ne funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jete pet shkak te prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S? do ketë as vonesa as nxitim?, tha Balla. Teksa u pyet për çështjen ?Lleshi?, Balla tha se Kushtetuta është shumë e qartë.

Ndërkohë, që mandati 7-vjeçar i qëndrimit në detyrë i Bujar Leskaj si Kryetar i Kontrollit të Lartë Shtetit, përfundon më datë 22 dhjetor 2018, Kreu i shtetit i propozoi Parlamentit anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha si pasuese e të Leskajt, një ditë pas takimit me kryeministrin Rama dhe pak orë pas takimit me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ilir Meta i vuri në dispozicion opinionit publik dhe medias edhe arsyet të cilat e bindën që mes 34 aplikantëve, të propozojë Vitore Tushën në krye të KLSH-së.

?Presidenti i Republikës, vlerëson se znj. Vitore Tusha, aktualisht anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, të cilës i ka mbaruar mandati në këtë funksion që prej datës 10 mars 2017, gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë institucionale, pasi si subjekt i ligjit nr.84/2016, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar (Vettingun), për të gjithë komponentët e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për t?u zgjedhur si Kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit?, thuhejt në njoftimin e Presidencës./CNA.al

Lajmet e fundit nga