LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjobat kundër demokratëve/ Funksionari i PD ironizon Gjykatat

13 Nëntor 2018, 10:44, Aktualitet CNA
Gjobat kundër demokratëve/ Funksionari i PD ironizon Gjykatat

Pas gjobës së vënë ish-ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina për shpifje, ka reaguar funksionari në PD-në e Lezhë, Indrit Vokshi.

Referuar vendimit kundër anëtarit të djathtë të Këshillit Bashkiak, Akil Kraja dhe ish-ministres Karabina, Voksh ka thënë se Gjykatat në Shqipëri po përdoren në mënyrë të fëlliqur.

?Janë dhanë dy dënime politike kundër PD!

Gjykatat po përdoren fëlliqur, në mënyrën më ordinere.

1.U dënua me vendim Akil Kraja (anëtar këshilli) sepse i tha Erion Velisë të vërtetën, se çmimi i ujit në Tiranë po rritet – çmimi vërtet u rrit. Velia e padit për “trazime shpirtërore” dhe gjykata e nxjerr fajtor. Pra gjykata konstatoi se Velia është mërzitur nga e vërteta dhe ajo e vërtetë e cila mërzit Velinë, ajo e vërtetë dënohet.
2. Tani së fundmi po me të njejtën logjikë u dënua me gjobë ish-ministrja teknike e PD, Mirela Karabina Cerraga. Kjo zonjë me të vërtetën e saj, ka “trazuar shpirtërisht” në të njejtën mënyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca. Atë tipin që futej nëpër shkolla gjatë testeve të maturës dhe që firmoste dokumente edhe duke qenë i pezulluar?,- shkruan Vokshi.

Më tej funksionari i PD, ka ironizuar institucionin e Gjykatave, pasi sipas tij përmes vendimeve banale ato kanë zgjedhur që të kujdesen për anën hormonale të rilindasve.

?Gjykatat kanë marrë përsipër të kujdesen për anën hormonale të rilindasve si Veliaj e Ndreca dhe të dënojnë cilindo që i mërzit ata. Përmes vendimeve banale të cilat ua thellojnë njerëzve mosbesimin tek gjykatat, po japin mesazhin se smund ta thuash të vërtetën nëse ajo e vërtetë i trazon, siu pëlqen, nervozon dhe nuk lumturon rilindasit.

Ketë e shkruaj për të informuar “zonën gri”, jo për viktimizim. Në botëkuptimin tim PDs nuk i ka hije viktimizmi por lufta!?,- përfundon Vokshi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga