Connect with Us

Foto ekskluzive/ Bashën e marrin ‘peng’

Aktualitet

Foto ekskluzive/ Bashën e marrin ‘peng’

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari  i Partisë Demokratike është marr ‘peng’ në selinë e PD-së, në Tiranë nga militante dhe drejtues të degës Sarandë. Për 4 orë nuk ka guxuar të dalë nga zyra.

Basha nuk ka pranuar të takohet me përfaqësuesit e PD-së Sarandë për shqetësimet e tyre në lidhje me manipulimet e procesit zgjedhor dhe ka pretenduar të ngelet peng i tyre.

Farbardh Kadilli

Basha nuk ka pranuar ti takojë dhe ti dëgjojë megjithëse ata janë demokratë, drejtues strukturash dhe militantë të vjetër, të cilët janë të fyer nga manipulimet zgjedhore dhe skandalet e të deleguarit Fatbardh Kadilli, sekretari i PD për Burimet Njerëzore që Basha nuk e kandidoi as për deputet.

Ata kanë shkuar të sqarojnë Bashën dhe ta pyesin se po shkelet statuti i PD-së, por Basha nuk ka pranuar t’i takojë dhe dëgjojë se po zhvillohen padrejtësi dhe skema manipulimi në zgjedhjet e PD-së në degën e Sarandës.

LEXO EDHE:  Taksa për Rrugen e Kombit/ Basha nxjerr zbuluar Ramën

CNA.al ka siguruar disa foto ku shikohet se si këta përfaqësues qëndrojnë në parkingun e PD-së, pikërisht në tendën ku qëndron makina e Lulzim Bashës, por si gjithmonë Luli është fshehur.

Ky është kryetari, që i lë demokratët të presin më shumë se katër orë, që nuk i takon, që nuk dëgjon zërat e demokratëve, që nuk shkon të ulet me ta, që i hedh në plehra, i fyen, i përçan dhe i dëbon.

Basha kështu po çon më tej misionin e tij për zvogëlimin e PD-së dhe po e çon atë çdo ditë e më shumë buzë greminës dhe jo drejt fitores./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Pjesë e organizatave kriminale/ Policia arreston 52-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 52-vjeçari i dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe Trafik i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Bert Seseri alias Albert Seseri, 52 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

LEXO EDHE:  Rama tall Bashën në ditën e ultimatumit/Por ky qytetar i tregon pasojat e kokëfortësisë së tij

LEXO EDHE:  “Luftë” ligjit për importin e mbetjeve

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Sfidë ngelet Karaburuni”/ Peleshi: Të gjitha vatrat serioze të zjarrit janë nën kontroll

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit janë vënë nën kontroll pothuajse të gjitha situatat serioze të zjarrit.

Peleshi tregon se po punohet ende në zonën e Karaburunit, ku Forcat e Armatosura po bëjnë një punë të madhe dhe intensive për shuarjen e flakëve.

Ministri i Mbrojtjes ka falenderuar të gjithë efektivët e Forcave të Mbrojtura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për të gjithë angazhimin dhe sakrificën e tyre në këto ditë të nxehta dhe emergjente.

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura.

Falenderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë!”, shkruan Niko Peleshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

5 fëmijë të bllokuar në Siri/ 82-vjeçari jeton me shpresë: Nuk do i mbyll sytë pa i parë

Publikuar

-

Nga

Teksa kthimet e fëmijëve të bllokuar në kampin Al Hol në Siri vijojnë Dylber Shuli 82 vjeçari nga fshati Zagorçan i Pogradecit sërish nuk ka mundur të marrë lajmin e mirë se 5 mbesat e nipërit e tij po vinin.

Pas 8 vitesh pritje me shpresën se ata do kthehen tashmë ai është lodhur kjo nga mosha, sëmundjet por edhe pritja e gjatë.

Nga hera e fundit që ai ka folur për mediat është shumë herë më i lodhur dhe i zhgënjyer që ende nuk ka një lajm për kthimin e 5 fëmijëve të shtëpisë Shuli.

LEXO EDHE:  FOTO/ Ja salla ku do takohet Basha me Ramën

Dylberi megjithatë teksa tregon në foto nipërit e tij ende ka shpresë, nuk do i mbyll sytë deri ditën që ti shoh ata në oborrin e shtëpisë thotë ai edhe pse këtë ditë e sheh të largët.

LEXO EDHE:  Taksa për Rrugen e Kombit/ Basha nxjerr zbuluar Ramën

Djali i Dylberit, Krenar Shuli ka ikur para 8 vitesh bashkë me bashkëshorten e tij dhe 4 fëmijë, sot në kamp janë 5 fëmijë pasi vajza e madhe lindi një djalë të vogël atje pasi e martuan në moshën 12 vjeçare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE