Connect with Us

“Do të bëhemi prindër”, 5 mënyrat e veçanta se si personazhet VIP dhanë lajmin e gëzueshëm

Kryesore Show Biz

“Do të bëhemi prindër”, 5 mënyrat e veçanta se si personazhet VIP dhanë lajmin e gëzueshëm

Publikuar

-

shtatzeni eko-test

Personazhet e famshëm janë gjithnjë në vëmendjen e publikut. Menjëherë një bark paksa i rrumbullakosur çon në aludime shtatëzënie. Por mënyrat se si personazhet e showbizz-it kanë vendosur të konfirmojnë lajmet e shumta kanë qenë nga më të ndryshmet. Ato janë munduar të gjejnë diçka unike për të dhënë lajmin e mirë.

  • Elita Rudi

Kjo është mënyra më e freskët e lajmërimit të një shtatëzënie që na surprizoi ditën e djeshme. Kishte disa kohë që ishte thuajse e sigurtë që ajo dhe Gjiko do të bëheshin prindër, por konfirmimi erdhi vetëm nga klipi. “Distanca” është kënga e Gjikos, që pas një klipi me aksion shumë intensiv, përmbyllet me një imazh paqësor ku zbulohet dhe barku i Elitës.

  • Amarda Toska

Ka qenë pikërisht një postim i Ermal Mamaqit në Instagram mënyra e dhënies së lajmit të lumtur. Shfaqen ata të dy me një test shtatzënie pozitiv në dorë dhe shumë të lumtur. “Një beb rrugës… Do bëhemi 4”- ka shkruar Ermali pasi Sia është fëmija i dytë i tyre.

  • Tuna

Shumë thashetheme, shumë konfirmime jo të drejtpërdrejta… Deri në momentin që do të ishte pjesëmarrja e saj në një festival që do të konfirmonte lajmin. “Brenda trupit tim je ti… sonte do të këndoj me ty… Pas pak në Kënga Magjike”- ka shkruar ajo në postimin në Instagram dhe më pas u shfaq në skenë me këngën aq shumë të pëlqyer “Duam”.

  • Eno Popi
LEXO EDHE:  Denoncim-Policia arreston prindërit/ I mituri zhduket gjatë protestës

Ndoshta kjo ka qenë mënyra  më e veçantë: një eko në pemën e Krishtlindjeve. “Është një vajzë. Kjo Krishtlindje na gjen duke pritur bekimin tonë më të madh.”- ka shkruar ai. Marrëdhënia e tij me Atenën kështu kaloi me sukses dhe një hap tjetër.

  • Anjeza Shahini

Një mungesë që pasohet nga një lajm i gëzuar. Duke qenë se tashmë komunikohet më së miri me rrjetet sociale, Anjeza postoi një foto në Facebook pranë pishinës. “Does my BUMP look big in this. Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por sic e shikoni kam qenë pak e ngarkuar.”- ka shkruar ajo në foto ku duket e veshur me një palë rroba banjo të dedikuara tërësisht mamave në pritje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

LEXO EDHE:  E thotë studimi: Fëmijët që flenë me prindërit janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur

LEXO EDHE:  Gjumi dhe prindërit e rinj/ Dy paralele që nuk takohen kurrë

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.

Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  5 mënyra për të bërë një udhëtim “të zgjuar” këtë verë

LEXO EDHE:  Denoncim-Policia arreston prindërit/ I mituri zhduket gjatë protestës

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Studimi/  Rritja e fëmijëve qenka rutina më stresante e mundshme

LEXO EDHE:  Gjumi dhe prindërit e rinj/ Dy paralele që nuk takohen kurrë

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: