LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE rrit presionet ndaj Shqipërisë/ Kërkon SPAK dhe BKH

13 Nëntor 2018, 07:50, Aktualitet CNA
BE rrit presionet ndaj Shqipërisë/ Kërkon SPAK dhe BKH

Bashkimi Europian ka rritur presionet ndaj qeverisë sa i takon realizimit të kushteve me qilim hapjen e negociatave. Në qershor të këtij vitit u shty vendimi, por u lanë një sërë detyrë shtëpie, ku më të rëndësishmet ishin: Ngritja e SPAK dhe e Byrosë së Hetimit, lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe zbatimi i reformës në drejtësi.

Vendimi përfundimtar do merret në qershor 2019 dhe Brukseli ka filluar të kërkojë sqarime se si po ecet me përmbushjen e kushteve. Dje në Bruksel u mbajt një takim mes përfaqësuesve të qeverisë dhe atyre të Komisionit Europian, ku vëmendja u përqendrua te procesi ?screening?, të kapitullit 24 për ?Sigurinë, Drejtësinë dhe Lirinë?.

Përfaqësues të Komisionit Europian, nën drejtimin e Marc Jorna nga Departamenti për Çështjet e Drejtësisë, vlerësuan progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e analizës së përafrimit të kuadrit ligjor me atë të BE-së si dhe rezultatet e prekshme në luftën kundër krimit të organizuar. Ata kërkuan që të mbyllet sa më shpejt ngritja e organeve të reja të drejtësisë, ku përfshihen KLGJ, KLP SPAK dhe BKH. Pjesë e delegacionit janë përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë, Dogana, Banka e Shqipërisë.-raporton gazeta Sot.

Dje është diskutuar për përafrimin e legjislacionit shqiptare me atë të BE, ku në fokus ka qenë korrupsioni, krimi pastrimi i parave, emigracioni, kufiri, të drejtat e njeriut, etj. ?Hapat vendimtarë drejt çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian?, deklaron zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko e pranishme në takimin me Komisionin Europian?.

Lajmet e fundit nga