Connect with Us

Basha sërish kundër Berishës/ E thotë copë, pranon “vetëvrasjen”

Aktualitet

Basha sërish kundër Berishës/ E thotë copë, pranon “vetëvrasjen”

Publikuar

-

berisha e mori kamarier e beri miliarder

Mbrëmjen e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i ftuar në emisionin e Artur Zhejit, ku ka folur në lidhje me aktualitetin politik në Shqipëri.

Por, gjatë kësaj interviste Basha ka dalë sërish kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërkohë që ky i fundit jo pak herë ka bërë thirrje për revolucion dhe revolta popullore, Basha justifikohet me ndërkombëtarët, apo me pretendimin që është një politikan perëndimor.

Por, mbrëmë Basha e tha copë që PD do të hyjë në zgjedhje. Përtej pretendimeve që opozita mund të mos hyjë në zgjedhje dhe përtej asaj që Berisha ka deklaruar se hyrja në zgjedhje me Ramën është vetëvrasje politike, Basha mbrëmë tha krejt të kundërten.

“Qëllimi ynë është që ne të rikthejmë në Shqipëri garën e ideve. Platformën e ideve midis të djathtës dhe së majtës. Kjo kalon me pasjen përballë të një kundërshtari politik të majtë socialist, të zotë, ideologë, profesionistë. Me Partinë Socialiste ne duam një garë të ndershme elektorale dhe ne po punojmë që shqiptarët të shohin një garë të ndershme midis partive.”-tha ndër të tjera kreu i PD, Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  "Banda e luksit në pushtet duhet shkulur/ Ish deputeti demokrat jep alarmin

Por, ka edhe një detaj, përse Basha bojkoton parlamentin, kur nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lloj aksioni për rrëzimin e qeverisë?

Përse Basha nuk ngre popullin në protesta, edhe pse në këtë qeveri skandalet kanë qënë të njëpasnjëshme?

Për më tepër, Basha më shumë sesa ndezës i protestave, në disa raste ka rezultuar në zjarrfikës të urrejtjes popullore ndaj Ramës, përmendim këtu rastin e protestave në Kukës.

Ndërkohë edhe në lidhje me protestën e banorëve të zonës së “Astirit” në Tiranë, mbështetja e Bashës është vetëm fasadë, pasi PD nuk ka prezantuar asnjë nismë ligjore që i mbështet konkretisht ata.

Por, si gjithmonë gjithçka që Basha thotë, është krejt e kundërta me veprimet e tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas rëndë gruan me fëmijën në Bulqizë/ Pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranë

Publikuar

-

Nga

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Niset me helikopter drejt Tiranës i mitur nga Bulqiza

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Bulqizë.

Mësohet se një autommjet ka përplasur një grua bashkë me fëmijën.

Ata ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranës.

vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për të moralshmit që janë prekur nga fjalori im”/ Murrizi i nxjerr videon Ramës: Mor qen.. mor zagar…

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizi, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku i përgjigjet gjithë atyre që e kritikuan për fjalorin e rëndë që ka përdorur në komentimin e ceshtjes së patronazhistëve.

Duke ‘justifikuar’ fjalorin e tij, Murrisi ka publikuar dhe videon e kryeministrit Rama, ku fyen një qytetar me fjalor të rëndë banal.

LEXO EDHE:  Gjermanët e CDU “grusht” në fytyrë Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Foto-“Duhet të zhbëni këtë kolazh të pistë që të shpëtoni”/ Kulluri bën thirrjen e fortë

“Per keta mender te “ moralshem” qe me bejne derr derr me komente se qenkan “ prekur” nga fjalori im per felliqesirat patronazhist te Lindes se rilindjes

Degjoni kete komunikim mes nje qytetari emigrant dhe shefit te fuksave patronazhist km, e pastaj komentoni si te “ indijuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të rinjtë do ta paketojnë 3D/ “Kryemadhi akuza Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit nga qyteti i Durrësit.

Kryemadhi deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim synon që të jetë forcë e parë në Durrës. Ajo akuzoi kryeministri Edi Rama se bën mashtrime me 3D. Sipas saj, të rinjtë e Shqipërisë do ta paketojnë Ramën në 3D më datë 25 prill.

“Mandatet e LSI janë mandate gjaku. Rama do të paketohet 3D. Durrësi e ka mundësinë që të jetë qendër e rëndësishme ekonomike për Shqipërinë dhe rajonin. Rama bën mashtrime me 3D. Të rinjtë e Durrësit dhe të Vlorës do ta paketojnë Edi Ramën në 3D. Ashtu siç bën ai projektet e tij 3D, ashtu do ta paktojnë Ramën, për ta çuar para gjykimit dhe të Zotit lart.

Ta nxjerrim LSI-në forcë të parë në Durrës. askush të mos na mohojë që të jetojmë në Shqipëri me dinjitet dhe me punë të ndershme. Do ta çojmë deri në fund zotimin që të ndërtojmë të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Zoti e bekoftë Durrësin, rininë shqiptare dhe Shqipërinë. Votoni më 25 prill për numrin 6, për LSI-në”, deklaroi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE