LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aurela Hoxha:" I kam fobi njerëzit jo shumë të bukur"

13 Nëntor 2018, 09:38, Lifestyle CNA
Aurela Hoxha:" I kam fobi njerëzit jo shumë të bukur"

Ajo është gjykuar gjerë e gjatë për operacione plastike dhe fotoshop, e megjithatë gjithmonë i ka mohuar këto spekulime.

Aurela Hoxha ka habitur në një deklaratë të dhënë së fundmi në “Pop Culture” ku u pyet nëse i gjykon njerëzit nga pamja e jashtme. Aurela u shpreh se i gjykon dhe kur ka qenë e vogël i ka pasur fobi njerëzit jo të bukur.

Ajo ka treguar:

Për të qenë e sinqertë, po. Do doja të thoja jo, por që kur kam qenë e vogël, mami më ka thënë që kisha një lloj sikleti, frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më ka treguar që në klasë të parë ka qenë një zotëri që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën kur ikja në shkollë. Ai ishte i madh dhe i shëmtuar. Kisha frikë ta takoja. Më duket se pas një fytyre jo detyrimisht të bukur, por të ëmbël fshihet një shpirt i mirë. E kundërta i kam fobi njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë.”

Lajmet e fundit nga