LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjohet nga koma pas 12 vitesh, gjen pranë nënën e tij, tashmë 75 vjeçe

12 Nëntor 2018, 11:10, Kuriozitete CNA
Zgjohet nga koma pas 12 vitesh, gjen pranë nënën e tij,

Ajo u kujdes për djalin e saj në koma duke shpenzuar të gjitha kursimet e saj dhe duke debituar rreth 15 mijë euro. Pas 12 vitesh tashmë ka ndodhur mrekullia dhe djali i saj u zgjua duke gjetur në krah të tij nënën 75-vjeçe. Historia ka ndodhur në qytetin Shougang të Kinës dhe gruaja e cili nuk e braktisi për asnjë moment fëmijën e saj bërtiti me të madhe nga gëzimi kur pa se djali i saj kishte rifituar vetëdijen.

Wang Shubao mbeti tetraplegjik në vitin 2006 pas një aksidenti me makinë. Në atë kohë ai ishte 36 vjeç. Ai ishte rritur vetëm me dashurinë e nënë së tij Wei Mingying  pasi babi kishte humbur jetën kur Wang ishte një fëmijë.

Për 12 vite radhazi ajo u zgjua çdo ditë në orën pesë të mëngjesit dhe kujdesej për ?fëmijën? e saj në koma dhe plotësisht të paralizuar. Ajo e lante e ushqente dhe e masazhonte çdo ditë. Për ?Mail Online? gruaja shpjegon se: ?Kishte ditë që nuk kam ngrënë për muaj të tërë sepse nuk kisha para, goja dhe gjuha ishin plotësisht të thata, vetëm dëshiroja të pija ujë?.

Gjatë këtyre viteve, Wei ka humbur 20 kilogramë dhe tani ajo peshon vetëm 30, por është e lumtur që ka parë djalin e saj të zgjohej nga koma.

Lajmet e fundit nga