LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Xhenet/Xhengiz kap mat Mahirin dhe Ozlemin, Arzu mëson mashtrimin e Melisës

12 Nëntor 2018, 08:10, Aktualitet CNA
Xhenet/Xhengiz kap mat Mahirin dhe Ozlemin, Arzu mëson mashtrimin e

Xhengiz i tregon Arzus që Xhenet gjeti foton dhe lodrën e Aliut në shtëpinë e tyre. Nilgyn i degjon dhe bëhet me nerva me Xhengizin. Xhenet mendon se Melisa tentoi vetëvrasjen për shkak se ajo dhe Selim janë bashkë. Selim i thotë se Melisa e ka bërë për të tërhequr vëmendjen. Ndërsa Sema mendon se fajtore është Arzuja dhe zihet me të.

Ozlem i thotë Mahirit të kthehet në shtëpi. Ai pranon. Xhengiz habitet kur mëson se Mahir qëndron në hotel. Ai shkon atje dhe gjen Mahirin me Ozlemin. Xhengizi i qëllon Ozlemit. Arzu i tregon Xhenetit letrën që ka shkruar Melisa. Xhenet qan dhe e vret ndërgjegja. Arzu i thotë të heqë dorë nga Selimi. Melisa nuk e lë Selimin të takohet me Xhenetin dhe kërkon që ai të rrijë me të duke bërë sikur është sëmurë. Orhan i thotë Xhenetit të ndihmojë Melisën të dalë nga kjo gjendje. Nilgyn mëson se Ozlem është e dashura e Mahirit. Nilgyn qorton Ozlemin dhe i thotë çfarë ka ndodhur në shtëpi. Selim i dëgjon dhe pyet çfarë po i fshehin. Nilgyn justifikohet. Ajo shkon tek shtëpia e Xhenetit dhe i kthen varësen. Nilgyn i thotë Xhenetit të mos heq dorë nga lidhja me Selimin.

Beste shikon Nilgynin duke u larguar dhe tronditet. Ajo e ka parë në jetimore dhe i thotë Xhenetit se Nilgyn e ka adoptuar Aliun. Selim mëson se Xhengiz nuk ja ka dhënë karficën mamasë së Xhenetit. Ata zihen. Arzu kupton se Melisa i ka mashtruar të gjithë pasi gjen ilaçet në vazon e lules. Ajo Melisa e sheh dhe tronditet. Arzu i qëllon në shpullë. Melisa qan dhe thotë se e bëri çdo gjë për Selimin. Arzu lavdëron Xhenetin para Melisës. Xhenet takohet me Selimin por nuk arrin ta pyesë dot për Aliun. Arzu mëson se Selim ka marrë karficën dhe fajëson Xhengizin pasi ai ja bëri dhuratë. Xhengiz dhe Mahir zihen për shkak të Ozlemit.

Lajmet e fundit nga