LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Si u ekzekutua me breshëri plumbash koka e mafies në mes të Athinës

12 Nëntor 2018, 18:24, Aktualitet CNA
Video/ Si u ekzekutua me breshëri plumbash koka e mafies në mes

Mediat greke kanë publikuar gjatë ditës së sotme videon e plotë, në të cilën shikohet se si është vrarë koka e mafies australiane, i cili prej disa vitesh jetonte në Athinë.

46-vjeçari, Janis Makris u vra disa ditë më parë në mes të Athinës dhe deri më tani dyshimet e policisë janë se ai është hequr qafe nga një shtetas shqiptar, i cili punon si vrasës me pagesë.

Në video dallohet qartë se si ekzekutori i afrohet me shpejtësi makinës së Makris dhe më pas zbraz plumbat duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet se policia greke ka thënë se vrasja e 46-vjeçarit ka ndodhur, si pasojë e përplasjeve midis bandave./ CNA.al

Lajmet e fundit nga