LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-E ngatërrojnë me gruan e Macron/ Shihni si reagon Merkel

12 Nëntor 2018, 09:37, Aktualitet CNA
Video-E ngatërrojnë me gruan e Macron/ Shihni si reagon Merkel

100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore ka mbledhur në Paris shumë personalitete botërore.

Por, veç festimeve dhe takimeve mes liderëve politikë botërorë kishte edhe skena që dilnin jashtë protokollit.

Ndërkohë që presidenti i Francës, Emanuel Macron, takon një grua 100-vjeçare e lindur në të njëjtin vit kur kishte mbaruar Lufta e Parë, ajo shprehet se “kjo është fantastike”. “Është fantastike”, thotë gruaja e moshuar, “që t?i jap dorën presidentit të Republikës”.

Ndërkohë, gruaja e moshuar duke dashur të kuptojë se me kë ishte afër e pyet kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel nëse ajo ishte zonja Brigitte Macron. “Ju jeni zonja Macron”, i drejtohet 100-vjeçarja franceze Merkelit. Por Angela Merkel i përgjigjet në mënyrë shumë të sjellshme se ishte kancelarja e Gjermanisë, madje duke ia përsëritur disa herë në vesh këtë gjë.

Lajmet e fundit nga