LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trondit analisti/ Me cilët kriminelë Rama ka ngrënë darka me ngjala

12 Nëntor 2018, 16:42, Aktualitet CNA
Trondit analisti/ Me cilët kriminelë Rama ka ngrënë darka me

Analisti Fatos Lubonja gjatë një interviste në rubrikën ?Opinion? në News 24 ka lëshuar akuza të ashpra kundër kryeministrit  Edi Rama.

Lubonja ka thënë se Rama ka lidhje të ngushta me kriminelët dhe se i ka marrë në mbrojtje ata.

?Rama i ka marrë në mbrojtje kriminelët.  Ha darka me ngjala me kriminelët?,- ka deklaruar analisti.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Lubonja është shprehur se është skeptik për efektivitetin që do të ketë Sandër Lleshi si ministër për të luftuar krimin, duke qenë nën urdhrat e Ramës.

?Është ajo loja e shahut që thotë Rama, mbetet shumë e paqartë, megjithatë problemi kryesor mbetet vetë kryeministri dhe jo ministri. Ky ministër apo një tjetër mund të ndryshojë gjë në atë që ne kemi çështjen kryesore kapjen e shtetit nga krimi, mungesën e një policie të fortë. Më duket luftë politike?, – ka nënvizuar ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga