LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkrumbohet nga flakët lokali/ Ja dyshimet e policisë

12 Nëntor 2018, 09:23, Aktualitet CNA
Shkrumbohet nga flakët lokali/ Ja dyshimet e policisë

Një lokal është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e ditës së sotme, në fshatin Xhyrë, të njësisë Administrative Hotolisht të Librazhdit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se lokali ishte në pronësi të shtetasit Skënder Gega dhe dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Ende nuk dihen autorët e ngjarjes, por dyshohet se ka qenë më shumë se një person dhe zjarri është vënë duke përdorur lëndë djegëse.

Policia po heton për identifikimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje si dhe për zbulimin e motiveve të zjarrvënies./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga