LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Postonte foto të plagëve, këngëtarja shqiptare tregon historinë si i shpëtoi rrëzimit nga ballkoni

12 Nëntor 2018, 10:40, Lifestyle CNA
Postonte foto të plagëve, këngëtarja shqiptare tregon

Këngëtarja që spikati në spektakin e talenteve, Edona Vatovci, prej një viti ishte shkëputur nga muzika. Dhe arsyeja që fshihet pas kësaj është disi e trishtë, por edhe një histori kuraje.

Në muajin maj të 2017-s, këngëtarja përjetoi një episod aspak të lehtë në jetën e saj. Edona tregoi për ?Prive? se u rrëzua nga ballkoni i shtëpisë, ngjarje prej së cilës fatmirësisht shpëtoi, ndonëse me pasoja fizike.

Kjo është dhe arsyeja pse publikon në rrjetet sociale foto nga pajisjet që mban në këmbë apo shenjat që dëshmojnë dëmtimin e saj.

Në njëvjetorin e ngjarjes, ajo bëri një dedikim emocional:
?Sot festoj vazhdimësinë, vullnetin dhe kurajën, duart e kujdesura dhe katër metalet, që gjithmonë do i kam në shpinë?.

Lajmet e fundit nga