LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Olsi Bylyku publikon këngën e ndjerë, kritikohet nga artisti i njohur: “Ishte artificiale”

12 Nëntor 2018, 09:53, Lifestyle CNA
Olsi Bylyku publikon këngën e ndjerë, kritikohet nga artisti i

Ndërsa është kthyer në një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun, Olsi Bylyku ka treguar se synon që të përfshihet edhe në tregun e muzikës.

Aktori bashkë me Lorenc Hasramën prezantuan sot në ?E Diela Shqiptare? këngën ?Si të flas?, i cili u duartrokit nga publiku dhe juria.

Por një prej anëtarëve të jurisë që shtypi ?butonin e kuqe? dhe duket se pati një kritikë për këngën, ishte artisti Armend Rexhepagiqi.

?Mua mu duk artificiale, një këngë jo e kohës dhe repi nuk mu duk i përfshirë në mënyrën e duhur?, u shpreh Rexhepagiqi.

Pasi iu drejtua mikrofoni Olsi Bylykut për të shprehur reagimin e tij, aktori i humorit tha:

?Nëse do isha këtu për humor do të kisha replikë, por muzika është ende një provë për mua. Ata vendosin këtu për këngën, faleminderit për kritikat dhe fjalët e mira?.

Dyshja do të performojë edhe në një nga netët e festivalit ?Kënga Magjike?.

Lajmet e fundit nga