LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mos e shani, Luli po bën detyrën!

12 Nëntor 2018, 14:51, Aktualitet CNA
Mos e shani, Luli po bën detyrën!

Kreu demokrat Lulzim Basha, është njeriu ku shqiptarët duhet të shikonin shpresën për të ardhmen e vendit, por që në fakt nuk ndodh kështu.

Kreu i PD, shpesh barazohet me Ramën, quhet ortak i tij, njeri i Soros që përdoret si vegël për kryeministrin, i paaftë dhe klient i korruptuar për interesa familjare, njeri që shitet e blihet si mall pazari nga Rama etj, etj.

Ka shumë akuza, shumë sulme dhe shumë sharje ndaj kreut të PD-së, që në fakt duhet të ishte shpresa dhe alternativa përballë qeverisë dhe jo të perceptohej si vegël qorre e saj. Në hapat e para të Bashës kishte shumë pasionantë ndaj tij, por kishte edhe kundërshtarë edhe skeptikë, brenda dhe jashtë PD.

?Kundërshtarët? brenda partisë i pati në një garë ku zbuloi ata që më pas do quheshin ?armiq?. Më tej rrugës gjeti dhe shpalli edhe të tjerë vetëm sepse kërkonin aksion politik, protesta dhe lëvizje të qarta politike dhe jo qëndrime momenti për pazare me Edi Ramën. Por ky grup asnjëherë nuk ka pasur mëdyshje se Luli ishte një politikan i paaftë, pazarxhi dhe që do e dëmtonte Partinë Demokratike në marrëdhënie me elektoratin.

Skeptikët ishin pjesa që e shikonin si të ri me perspektivë, që megjithë skandalet që e kishin shoqëruar në detyrat e tij, e kishin rritur politikisht, por duhej provuar.

Koha, pra 5 vite në drejtimin e PD-së, ku nuk ka mundur të mbyllë një proçes të plotë organizimi. Nuk ka mundur të zgjidhë ndarjet, por i ka thelluar; nuk ka bashkuar strukturat, por i ka përçarë; kur krijoi një grup parlamentar më qesharakun, ngriti në elitën e PD-së mediokritetin dhe servilizmin, dhe shkoi në çdo pazar të Edi Ramës. Ai e përdori foltoren e PD-së për ?gjoba? ndaj biznesit dhe në këtë kohë e kuptuan se Basha nuk ka çfarë i provon më, por vetëm pyesin pse është kaq i paaftë, i bën me bindje apo nga mos dija gjithë këto çmenduri, gafa dhe skandale?

Janë edhe ata që e mbështesin Lulzim Bashën, por që e shikojnë si të pamundur që Luli të fitojë i vetëm dhe të krijojë frymë, pasi PD është e përçarë dhe Basha nuk tërheq dot një lëvizje popullore kundër qeverisë. Por këta shpresojnë që nesër të ketë një qeveri të përbashkët me Edi Ramën.

Këta janë kaq pak sa nuk krijojnë peshë politike. Por për dy rryma që janë shumica thelbësore e PD-së edhe e shqiptarëve.

Të gjitha pyetjet për aksionin politik të Bashës kanë një përgjigje. Asnjë nuk duhet të ketë më dyshime dhe shpresë tek Luli, ai është thjeshtë në misionin e tij, po bën detyrën e tij për t’i shërbyer Edi Ramës që të qëndrojë në pushtet.

Atij nuk i intereson PD-ja dhe opozitarizmi, atë e ka për sy e faqe. Atij i intereson pasurimi i mëtejshëm siç po ndodh, t’i zgjatë pushtetin Ramës dhe në rast nevoje të hyjë në qeveri si shpëtim për kryeministrin. PD le të jetë 10 apo 20%, aq i mjafton Lulit për ta përdorur si mall që shitet e blihet në pazar. / CNA.al

Lajmet e fundit nga