LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë/ Analisti tregon të pathënat e marrëdhënies Meta-Kryemadhi

12 Nëntor 2018, 15:13, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë/ Analisti tregon të pathënat e

Analisti Frrok Çupi ka folur rreth situatës së krijuar mes Presidentit dhe kryeministrit në lidhje me dilemat për dekretimin e Sandër Lleshajt, si ministër të Brendshëm.

Në një intervistë në studion e ?Top Talk? ne Top Channel Çupi u shpreh se Meta ka dështuar edhe me bashkëshorten si kryetare të LSI-së dhe mendoj se i është kthyer idesë së pushtetit pa pasur pushtet

?Unë shikoj një lupë presidenciale jo thjesht të vendosur mbi një gjeneral, por mbi pushtetin. Meta po kërkon një pushtet që nuk e ka. Pushtetin për të emëruar dhe për të vendosur. Nëse vazhdon kjo situatë, atëherë mendoj që Presidenti kërkon një pushtet paralel. Meta dështoi edhe me bashkëshorten si kryetare të LSI-së dhe mendoj se i është kthyer idesë së pushtetit pa pasur pushtet?, -deklaroi analisti.

Më tej ai tha se nëse ka hyrë në këtë rrugë Presidenti Meta di të krijojë një republikë mostër dhe gjithçka do të shkatërrohet./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga