LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ Përplaset për vdekje i moshuari

12 Nëntor 2018, 18:14, Aktualitet CNA
Aksident i rëndë/ Përplaset për vdekje i moshuari

Një i moshuar është përplasur për vdekje gjatë pasdites së sotme në Cërrik.

Mësohet se 83-vjeçari me inicialet R.Xh. është përplasur për vdekje nga mjeti tip ?Iveko?, që drejtohej nga një 60-vjeçar.

Kjo ngjarje ka ndodhur në  fshatin Klos të Cërrikut.

?Në  fshatin Klos, Cërrik ,  shtetsi V. Sh., 60 vjeç  banues në fshatin Mollas, duke drejtur mjetin tip ?Iveko? me targa AA 576 MY, ka aksidentuar shtetasin R.Xh., 83 vjeç , banues në fshatin Klos, ku ishte duke drejtuar një karrocë nga një kafshë dore. Si pasojë e aksidentit shtetasI R.Xh., ka ndëruar jetë në vendgjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik, për veprime të mëtejshme”, – shkruhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga