LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre herë sa Manhattan-i, NASA zbulon ajsbergun gjigant gjatë fluturimeve në Antarktidë

11 Nëntor 2018, 12:10, Kuriozitete CNA
Tre herë sa Manhattan-i, NASA zbulon ajsbergun gjigant gjatë

NASA ka pikasur një ajsberg të ri gjigant tre herë më të madh se Manhatani në Antarktidë.

I emëruar, B-46, ajsbergu masiv mendohet të ketë një sipërfaqe prej rreth 87 milje katrorësh, sipas vlerësimeve të Qendrës Kombëtare të Akullnajave të SHBA.

Ajsbergu gjigant u zbulua gjatë operacionit të agjencisë të quajtur ?IceBridge? , i cili nisi nga Pine Island Glacier nga fundi i tetorit.

Të mërkurën ekipi i fluturimit fluturoi mbi akullnajë si pjesë e fushatës së gjatë për të mbledhur matjet vjetore mbi akullin e detit, akullnajat dhe rajonet kritike të shtresave akullore të Tokës.

Agjencia Hapësinore deklaroi:

Ndërsa aeroplani DC-8 i NASA-s fluturoi mbi vendndodhjet e paracaktuara u shfaq edhe ajsbergu gjigant i cili kishte ?lindur? nga fundi i tetorit.”
Copat e ndara të akullit, zonat lundruese të akullnajave që rrethojnë pjesën më të madhe të Antarktidës, krijojnë herë pas here ajsbergë si pjesë e procesit natyror të akullit që qarkullon në det.

Sidoqoftë, ajsbergu gjigant mendohet të zgjasë shumë pasi NASA tha se ?imazhet satelitore dhe fluturimi i IceBridge treguan se tashmë po fillon të thyhet.

 

Lajmet e fundit nga