LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ku shkon me atë fustan”, blogerja nuk lejohet brenda muzeut të njohur prej veshjes

11 Nëntor 2018, 20:30, Aktualitet CNA
“Ku shkon me atë fustan”, blogerja nuk lejohet brenda muzeut

Një blogere e revoltuar ka treguar se i është mohuar hyrja në një nga muzetë më të njohur në botë për shkak të veshjes.

Neesha Syeh nuk u la të futej brenda nga një roje sigurie i cili i vuri në dukje se ishte shumë e zbuluar.

Influencuesja nga Australia, ia zbrazi gjithë zemërimin 230.000 ndjekësve të saj në Instagram, të cilëve u tha se përvoja e la me zemër thyer.

Ajo postoi një foto të fustanit të saj, i cili kishte një dekolte të hapur, kur shkoi të vizitonte muzeun e Louvre gjatë vizitës së saj në Paris këtë javë.

25-vjeçarja shkruante në postimin e saj:

Dje në Louvre u ndalova në hyrje nga një roje sigurie. Ai bëri gjestet më të neveritshme e të tmerrshme si dhe shprehje e fytyre, më urdhëroi që të mbulohesha, me sytë të mushur plot urrejtje ai më ndaloi që të futesha. Mbeta zemërthyer sepse mendoja që Louvre nuk e zbatonte këtë rregull arkaik. Mesa duket e paska akoma.”
Më vonë, ajo postoi një screenshot nga Google ku thuhej se për të hyrë në muzeun e Louvre-it nuk ka një kod të caktuar veshjeje dhe mund të vishni çdo gjë që të doni.

Lajmet e fundit nga