LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ju telefonojmë nga Ministria e Kulturës”-Klea Huta tregon se si u njohën dhe emocionet e puthjes së parë me Elgitin

11 Nëntor 2018, 09:25, Lifestyle CNA
“Ju telefonojmë nga Ministria e Kulturës”-Klea Huta tregon

Këtë të shtunë është rikthyer në ekranin e ABC News emisioni ?Thumb? nga dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. E ftuara e parë në këtë sezon të ri e dyshes thumbuese ka qenë Klea Huta.

Përsa i përket anës profesionale Klea ka qenë gjithnjë e gatshme të flasë në publik ndërsa për lidhejn e saj të dashurisë me kompozitorin Elgit Doda, moderatorja e njohur gjithnjë është përpjekur të tregojë sa më pak të jetë e mundur. Por në intervistën e zhvilluar në ?Thumb? Klea ka vendosur të tregojë shumë gjëra, një prej të cilave ka qenë edhe puthja e parë apo mënyra se si është njohur me ELgitin.

Moderatorja dhe këngëtarja tregoi se me Elgitin në fakt njihet që në fakultet.  Lidhja mori formë në realizimin e projektit ?Amla? kënga me të cilën Klea u prezantua në ?Kënga Magjike? dy vite më parë e kompozuar nga Elgit Doda.

Përsa i përket puthjes së parë Klea ruan kujtime shumë të bukur dhe mënyra si ajo e ka treguar të jep përshtypjen e një episodi nga filmat romantikë.

?Ne me Gitin jemi njohur që në fakultet. Giti ishte një kompozitor që donte të merrte një vajzë të re në menaxhim. U takuam, nuk ramë dakort më pas vazhduam jetën tonë. Pas 5 vitesh me Alar Band i thonë Elgitit që duam të bëjmë një bashkëpunim me Klea Hutën. Më merr mua në telefon dhe më thotë: Alo përshëndetje ju marrim nga Ministria e Kulturës kemi një eveniment të rëndësishëm. Po i thashë më thoni.

Jam Elgiti tha hajde në studio se ka mbaruar demo.? Aty filloi, tek Amla.

Puthja e parë ishte shumë romantike si nëpër filma. Ka qenë natë në rrugë vetëm drita e hënës dhe dritat e rrugës edhe??,- ka treguar Klea.

Lajmet e fundit nga