LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dua Lipa dhe Bebe Rexha, shkëlqejnë në tapetin e kuq të Kanës: Si u veshën vajzat shqiptare

11 Nëntor 2018, 20:15, Aktualitet CNA

Eventi i njohur i muzikës ?NRJ Music Awards? që është mbajtur dje në Kanë të Francës, ka bërë bashkë dy shqiptaret Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua publikoi menjëherë për fansat në rrjetin social Instagram disa fotografi të veshjes së saj elegante.

E veshur me një fustan klasik, të zi në pjesën e sipërme dhe të qëndisur me pupla të bardha në pjesën poshtë, këngëtarja shqiptare dukej vezulluese në këtë mbrëmje.

?Ndjehem magjike në ?NRJ Hit Music Only Awards??, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografive në Instagram.


Jo me më pak shkëlqim është dukur edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Bebe Rexha. Ajo kishte veshur kominoshe në ngjyrë ulliri me shkëlqim, të cilat vunë mjaft mirë në pah linjat e saj trupore.


Makijazhi i thjeshtë dhe flokët e drejtë i dhanë një pamje edhe më tërheqëse këngëtares të hitit ?I?m a mess?.


Bebe Rexha në këtë mbrëmje pati rastin të takohet sërish me Dua Lipën, me të cilën ruan një raport shumë të mirë miqësor.


Madje, vajzat publikuan fotografi të njëra-tjetrës në Instagram, ku shfaqeshin të buzëqeshura.

Lajmet e fundit nga