Connect with Us

Zjarr në shtëpinë e këngëtares shqiptare: Po përpiqemi të jemi pozitivë!

Aktualitet

Zjarr në shtëpinë e këngëtares shqiptare: Po përpiqemi të jemi pozitivë!

Publikuar

-

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e Albërie Hadërgjonajt prej disa kohësh tashmë po tenton të hyjë në tregun muzikor në Los Angeles në Kaliforni.

Kemi parë shpesh imazhe të shtëpisë ku ajo jeton bashkë me grimierin e famshëm homoseksual Ariel, i cili kuron edhe Kylie Jenner-in.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tyre dy shokët kanë përjetuar një makth pasi në lagjen e tyre ka rënë zjarr.

Autoritetet kanë evakuuar gjithë banorët ndërsa Hadërgjonaj dhe Ariel janë vendosur në një dhomë hoteli.

Në një postim në Insta Story këngëtarja ka treguar se po përpiqen të mbajnë veten me të mira deri sa të kalojë kjo situatë.

Ajo shkruan:

Të evakuuar. Duke u përpjekur të jemi pozitivë.”

Gjithashtu edhe shtëpia e Caitlyn Jenner në Malibu është shkrumbuar si pasojë e zjarrit që përpiu një pjesë të Kalifornisë. “TMZ” raporton se vila, ku Caitlyn xhironte edhe reality show-n, ishte përfshirë e gjitha nga flakët që dolën jashtë kontrollit. Për fat të mirë, asnjë person nuk ka mbetur i lënduar pasi janë evakuuar në kohë nga shtëpia.

Flakët kanë mbërritur edhe në kopështin e shtëpisë të Kim Kardashian dhe Kanye West. Por fatmirësisht, deri më tani zjarri nuk është përkeqësuar dhe sipas Kim, po mbahet në kontroll.

LEXO EDHE:  Trafik lëndësh narkotike/ Shkatërrohet grupi shqiptaro-tunizian

“Nuk duket sikur po përkeqësohet shumë tani. Lutem që erërat të jenë në anën tonë. Zoti është i madh. Po lutem që të gjithë të jenë mirë” – tha ylli i reality show-t “Keeping Up With The Kardashians” në “Instagram”.

Ndërkohë që edhe Kylie Jenner, e cila është në turne me partnerin Travis Scott dhe vajzën Stormi, është e shqetësuar se do t’i digjet shtëpia.

“Zjarri është shumë pranë shtëpisë sime. Shpresoj që të gjithë të jenë të sigurtë. Po lutemi” – shkruan Kylie Jenner.

Sakaq, Lady Gaga, Will Smith, Iggy Azaela e shumë yje të tjerë kanë braktisur shtëpitë nën kërcënimin e zjarrit.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI doli forcë e parë vetëm në fshatin e Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Nga Esiona Konomi

Disa skraparlinj i duartrokitën thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të dërguar në shtëpi Ilir Metën. Por bastioni më besnik i Presidentit, nuk e tradhtoi LSI-në.

Edhe pse Nasip Naço, protagonisti kryesor ndër vite i LSI-së në këtë zonë, kandidoi për Partinë Socialiste, sërish në Skrapar partia e Metës apo e Kryemadhit nuk u shpërbë. Rezultati i 25 prillit, tregon se në bashkinë Skrapar, Partia Demokratike është forcë e tretë politike, ndërsa LSI ruan pozitat e subjektit të dytë më të votuar.

Më të palëkundur nga thirrjet e Ramës janë treguar votuesit e Çepanit. Në fshatin ku ka lindur Ilir Meta, LSI është forcë e parë politike, duke tejkaluar partinë Socialiste dhe atë Demokratike, megjithëse, diferenca në vota është e vogël. Por “mbretërimi” i LSI-së mbaron këtu. Përtej Çepanit e Skraparit, bashkitë e tjera ishin një ndëshkim për partinë e Kryemadhit.

Largimi i Nasip Nacos dhe grupit të tij në kampin kundërshtar dhe dërgimi në Skrapar i figurave të reja të LSI-së, i solli kosto të mëdha kësaj partie. Aty ku kishte pasur dy deputetë, Kryemadhi nuk mundi të nxirrte dot asnjë mandat. Edhe pse Ardit Çela e humbi një vend në Parlament me fare pak vota, karrige të cilën e siguroi në kutitë e fundit të votave, Blendi Klosi.

LEXO EDHE:  Zjarr në Llogara/ Reagon kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli

LEXO EDHE:  Zjarr në Llogara/ Reagon kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli

REZULTATI NË BASHKINË SKRAPAR
Partia Socialiste e Shqiperise 3547 53.50 %
Levizja Socialiste per Integrim 2174 32.79 %
Partia Demokratike

REZULTATI NË ÇEPAN
Levizja Socialiste per Integrim 164 43.62 %
Partia Socialiste e Shqiperise 157 41.76 %
Partia Demokratike 45 11.97 %

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çfarë ndodhi në Korçë?/ Policia arreston të plagosurin dhe shokun e tij

Publikuar

-

Nga

Shpërthimi me tritol në Shkodër/ Zbardhen detajet e para

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës u vetplagos me armë zjarri një 33-vjeçar.  Policia e Korçës ditën e sotme ka vënë në pranga shokun e tij 32 vjeçar për kallëzim të rremë.

Mësohet se shtetasi me iniciale A.A së bashku me shokun e tij të vetëplagosur Marsel Rusi kanë krijuar prova të rreme me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U tha se u plagos në fundshpinë/ Detaje të reja nga ngjarja në Korçë, i riu me shenja në kokë

Publikuar

-

Nga

Filmoi dëshminë për blerjen e votës/ Dhunohet 37-vjeçari në Lezhë, katër kushërinj në pranga

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e djeshme në Korçë ku një 33 vjeçar mbeti i plagosur më armë zjarri.

Mësohet se Marsel Rusi është nisur drejt spitalit të Traumës, në Tiranë pasi ka shenja në kokë. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u raportua nga policia ishte vetëplagosje në funshpinë.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE