LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e kreut të Njësisë Administrative Kot/ Berisha: Rilindja mbështeti autorin

10 Nëntor 2018, 18:10, Aktualitet CNA
Vrasja e kreut të Njësisë Administrative Kot/ Berisha: Rilindja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar, pas vrasjes së kreut të Njësisë Administrative Kot, Fatmir Hodaj.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha ka shkruar se dënon me ashpërsi të madhe aktin e shëmtuar të kriminelit që i mori jetën Fatmirit, si dhe ka lëshuar akuza të ashpra kundër Partisë Socialiste, pasi sipas tij njeriu që i mori jetën Hodajt kishte gjetur strehë tek Rilindja e Edi Ramës.

?Te dashur miq, dje Fatmir Hodaj, qeveritar vendor i pergjegjshem dhe i perkushtuar i Partise Demokratike, prind dhe bashkeshort shembullor, demokrat i devotshem u ekzekutua nga nje kriminel i damkosur me te shkuar kriminale qe tani se fundi kishte gjetur strehe ne organizaten kriminale te Rilindjes?, – ka shkruar ish-kryeministri në postimin e tij.

Më tej, ai ka falënderuar të ndjerin Fatmir Hodaj për kontributin, që ka dhënë dhe ka ngushëlluar familjarët e tij, për humbjen e njeriut të tyre të çmuar.

?Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe aktin e shemtuar te kriminelt qe i mori jeten Fatmirit, shpreh nderimin dhe mirenjohjen me te thelle ndaj Fatmirit per kontributin e tij te cmuar dhe ngushellimet e mia me te thella familjes se tij te nderuar, miqve dhe te afermve te tij. Une lutem se bashku me t?a qe shiprti i mire i Fatmirit te gjeje paqen e merituar?, – ka përfunduar Berisha në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga