LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata po rëndohet pa kthim/ Ish-ministri jep alarmin, çfarë rreziku i kanoset Shqipërisë

10 Nëntor 2018, 09:40, Aktualitet CNA
Situata po rëndohet pa kthim/ Ish-ministri jep alarmin, çfarë

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, aktualisht kryetar i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një postim në rrjetet sociale ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë.

Vasili shkruan se mashtrimi me borxhin publik është një krim shumë i rëndë shtetëror, për të cilin prokuroria duhet të nisë hetimet. Sipas Vasilit, vendi rrezikon të përballet me katastrofë ekonomike.

?Mashtrimi me Borxhin Publik,krim shume i rende shteteror i qeverise,prokuroria boll heshti.

Qeveria ka mashtruar haptas shqiptaret per borxhin publik duke e fshehur dhe duke e paraqitur ate me te ulet.
Denoncimi per kete mashtrim te permasave kolosale eshte bere nga nje institucion kushtetues si Kontrolli i Larte i Shtetit.
Qeveria po zhvillon qartesisht nje strategji te mbytjes se vendit me borxhe me pasoje kolapsin dhe katastrofen ekonomike.
FMN eshte shprehur qarte lidhur me kete duke denoncuar edhe ajo fshehjen e borxhit real nga qeveria dhe duke kerkuar te ndalen koncesionet shkaterrimtare.?-shkruan Vasili.

Ndërsa më tej ai thekson se situata po rendohet pa kthim dhe se qeveria qeveria po ecen në këtë rrugë, sepse kjo garanton interesat e saj. ?Qeveria po ecen ne kete rruge sepse kjo garanton interesat e saj personale dhe ne momentin e katastrofes do te kemi nje ekonomi te rrenuar dhe shqiptaret ne skamje dhe nje grusht rilindasish qe do te largohen me vrap nga vendi me hejbet te mbushura plot me para’.-shkruan më tej, Vasili.

Gjithashtu ai i bën thirrje prokurorisë të hetojë, rastin ndërsa thekson se ?Sot Prokuroria shqiptare eshte perpara momentit delikat me te madh te saj pasi zgjedhjet jane vetem dy: ose do te vendoset ne krahun e ligjit dhe me shqiptaret ose do te vendoset ne krahun e fshehjes se krimit shteteror dhe kunder shqiptareve.?

Po ashtu, deputeti i LSI, shkruan se ?Deri tani me mosveprimet e saj per hetimin e krimit shteteror te mashtrimit te qeverise me borxhin publik,te denoncuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit, Prokuroria eshte vendosur kunder ligjit dhe kunder popullit.
Cdo minute kalon,ben qe kjo afere shkaterrimtare per vendin,e nje grupi aventurieresh qe ka rrembyer qeverisjen dhe po shqyen financat si ne nje gosti bishash,te kthehet ne ne nje tragjedi financiare,qe do te zgjatet per dekada te tera.
Prokuroria sot eshte perpara proves me te forte te saj.
Populli as nuk do te fale dhe as nuk do te harroje asnje, qe i shperdoroi detyren ne dem te tij.?

Lajmet e fundit nga