Connect with Us

PD braktis protestuesit/ Noka nxjerr zbuluar Bashën 

Aktualitet

PD braktis protestuesit/ Noka nxjerr zbuluar Bashën 

Publikuar

-

Prej disa ditësh banorë të zonës së Astirit po protestojnë kundër shembjes së shtëpive të tyre, në kuadër të zgjerimit të rehabilitimit të plotë të Unazës së re.

Protestës së banorëve di dje ashtu edhe sot i janë bashkuar edhe deputetë të Partisë Demokratike, si dhe kreu i saj, Lulzim Basha.

Por, në fakt më shumë sesa mbështetje ndaj protestës, duket se Basha po e shuan atë. Ditën e djeshme Basha u shfaq pranë banorëve, por nga rruga i mori e i futi në kafe. Dhe për me tepër, fjalën ja dha një 12-vjeçari, për të cilin edhe vetë Luli e pranoi se e ngre më mira ai kauzën sesa vetë opozita. “Jam i tronditur i shokuar nga ajo çfarë kam parë dhe dëgjuar, por jo aq sa sot që u ndesha me dramën e këtyre familjeve, mesazhin e thotë më mirë Klevisi 12 vjeçar”-tha Basha dhe ja dha fjalën.

Ndërsa sot në mbështetje të protestës ka shkuar deputeti i PD, Flamur Noka, i cili tha se banorët  nuk janë kundër ndërtimit të rrugës, po po protestojnë se po i nxjerrin në rrugë.

Por, ajo që ndodh është se përveç braktisjes nga shteti këta banorë janë braktisur edhe nga opozita, për faktin se përveç deklaratave në media, nuk ka ndërmarrë asnjë hap ligjor në mbështetje të tyre dhe për më tepër as ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

LEXO EDHE:  Kreu i FRPD-së, bën thirrje për protesta kundër Bashës?

I pyetur nga gazetarët se çfarë hapash konkretë do të ndërmarrë PD në mbështetje të qytetarëve, përveç deklaratave mediatike, deputeti Noka nuk bëri gjë tjetër veçse nxori zbuluar Bashën se mbështetja e supozuar ndaj këtyre banorëve është vetëm një fasadë.

“Banorët kanë nisur një komision nismëtar, PD është vetëm në mbështe të kauzës së tyre. Veliaj ndërton banesa strehimi për qen, por këta banorë i nxjerr në rrugë si qen”-tha Noka, pa mundur ti përgjigjet pyetjes së gazetarëve.

Si Basha ashtu edhe Noka janë zgjedhur deputetë të parlamentit shqiptarë dhe sit ë tillë kanë detyrë ligjore mbrojtjen e interesave të qytetarëve, por as Noka dhe as Basha nuk thanë që do të dërgojnë në parlament nismë ligjore për vlerësimin dhe kompensimin e këtyre banorëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Roth kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë/ Të përmbushim detyrimet tona

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Evropiane Michael Roth kërkon që BE, të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, Roth shkruan se duhet menduar ne menyre strategjike dhe se është koha që BE të përmbushë detyrimet ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ju lutem, lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar gjithë ecjen përpara. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë se duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tani. Faleminderit!”, shkruan ministri Roth./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ “Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që procesi i negociatave për Shqipërinë të ndahet nga procesisë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Roth, çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara.

 “Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE