LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndaloni gjithçka: Rikthehen Backstreet Boys dhe kanë jo një, por dy super supriza

10 Nëntor 2018, 21:30, Aktualitet CNA
Ndaloni gjithçka: Rikthehen Backstreet Boys dhe kanë jo një,

Kërkoni nën sunduk dhe nxirrni të gjitha posterat e ?Backstreet Boys? sepse grupi legjendar do të rikthehet në skenë. Mëngjesin e së premtes, ata njoftuan se do të nisen në tur gjatë vitit 2019. Jo vetëm kaq, por ditën e sotme publikuan edhe këngën e tyre më të re me titull ?Chances?, të shkruar nga Shawn Mendes dhe Ryan Tedder. Ndërsa albumi i ri me titull ?DNA? do të publikohet me datë 25 janar 2019.

 ?Ky rrugëtim është shumë i rëndësishëm për ne dhe ka kaq shumë gjëra për të bërë. Kemi nisur një kapitull të ri dhe jemi shumë të emocionuar.? ? u shpreh anëtari i grupit Brian Littrell.

Kevin Richardson, anëtari tjetër i ?Backstreet Boys?, u shpreh se kanë arritur që të sjellin në një album të gjithë stilin e tyre ndër vite.

?Këto këngë përfaqësojmë atë çfarë jemi ne si individë, e më pas në grup. Është ADN-ja jonë. Jemi shumë krenarë për këto produksione muzikore? ?u shpreh ai.

Për t?ju rikujtuar hitet e djemve, ju përshëndesim me këngët e mëposhtme:

Lajmet e fundit nga