LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI thirrje për revolta/ Rruga e vetme është sheshi

10 Nëntor 2018, 10:24, Aktualitet CNA
LSI thirrje për revolta/ Rruga e vetme është sheshi

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvisjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, Vasili ka bërë thirrje për revolta popullore. Sipas Vasilit, kjo qeveri po e çon vendin drejt një kolapsi ekonomik dhe rruga e vetme për ta ndalur është sheshi.

Ekonomia po shkon drejt rrënimit, po rrëshqet në greminë financiare për shkak të një qeverie e cila ka vendosur si strategji rrënimin e vendit për të pasuruar veten e saj. Qeveria është futur në greminën e borxhit publik për interesat e saj të ngushta dhe nuk ndalet për ta thelluar . Shqiptarët duhet të dinë se janë përpara një katastrofe ekonomike të pashembullt. Prokuroria është përpara një pozicioni kritkik, dhe megjithëse është paraklajmëruar disa herë, ajo mbyll sytë e veshët.

Jemi përballë një krimi të frikshëm që po godet të gjithë Shqipërinë. Por, asnjë veprim nuk ka ndodhur nga prokuroria shqiptare për të ndalur katastrofën financiare. FMN ka deklaruar publikisht për shkak të koncesioneve të frikshme do të thellohet borxhi, duke e cuar në 80%. Që do të thotë gjunjëzim i plotë dhe kolaps i papërballueshëm dhe një katastrofë që rrëzikon ekonominë për dekada me radhë. Dita për tu përballur drejtpërdrejt me këtë katastrofë është sot. Sot ndodhemi përpara një piramide financiare dhe rruga e vetme për tu përballur është sheshi?-tha ndër të tjera Petrit Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga