LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkesa për dekretimin e Lleshit/ Meta i përgjigjet Ramës

10 Nëntor 2018, 13:26, Aktualitet CNA
Kërkesa për dekretimin e Lleshit/ Meta i përgjigjet Ramës

Ditën e djeshme kryeministri Rama bëri të ditur se ka ridërguar në presidencë kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë sot ka ardhur reagimi i Presidencës. Në një njoftim për mediat, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi bën të ditur se ?Prej ditës së djeshme, pas mbërritjes së propozimit, Presidenti Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim.?

Gjithashtu në deklaratë thuhet se lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi).

?Presidenti Meta është i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese me rigorozitet dhe brenda afateve kushtetuese, vetëm në interes të respektimit të Kushtetut?s dhe forcimit të sigurisë kombëtare ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç.?-përfundon deklarata.

Lajmet e fundit nga