LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E pabesueshme, shkon ujku te viktimat e tij e bëhet qingj”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

10 Nëntor 2018, 07:59, Aktualitet CNA
“E pabesueshme, shkon ujku te viktimat e tij e bëhet qingj”/

Kryeministri Rama ka publikuar sot në faqen e tij në rrjetet sociale një video, ku protagoniste është bërë një familje e varfër nga Postriba e Shkodrës me 7 fëmijë, të cilës iu premtua se do të bëhet me shtëpi të re.

Në video shfaqet kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Ogerta Manastirliu, të cilët premtojnë rindërtimin e kësaj banese.

“MIRËMËNGJES dhe me mbresën fantastike të këtyre fëmijëve, që në varfëri të thellë shkëlqejnë në shkollë, ju uroj një fundjavë të qetë”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas postimit të kësaj video, qytetarët kanë shpërthyer në akuza ndaj kreut të qeverisë.

?E pabesueshme, shkon ujku te viktimat e tij e behet qingj !!!?-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër më tej, shkruan ?Edhe nuk te vjen marree me kto pamje ?

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan se në një fshat të Tropojës, në Nikaj Mërtur fëmijët përveç përballjes me varfërinë, pas klasës së katërt nuk mund të shkojnë në shkollë, pasi ndodhet shumë larg. ? Ndersa mua kjo pamje me këta fëmijë, më bënë të ndiej dhimbje për fëmijët e fshatrave Brisë dhe Palç të krahinës time Nikaj Merturi të cilët jo vetë qe janë në varfëri ekstreme, por pas klasës së katërt shkolla merr fund për ta, kjo për shkak të largësisë së madhe deri në 3 orë nga shkolla më e afërt!?-shkruan qytetari.

Më tej, një tjetër qytetar shkruan ?E ty te lumte dora .mor njeri .po shko e nderto pallate neper fshatra e mblidhi te gjith ata qe skan shpia se seshte vetem nje familje .ka shume .dhe jan gjyna te jetojne ne kete mjerim.?.

Gjithashtu një tjetër shkruan ? Rama 1 familje e fut ne streh, dhe 100 tjerave u prish strehen.kjo qe ben ky esht thjesht plotike.?.

Ja disa nga komentet e qytetarëve:

20:52 Aktualitet

Xhelali ...

Nga Agim XhafkaE thërrasin shkurt Xhela se emrin e plotë e k...

Lajmet e fundit nga