Connect with Us

Dënoi kokën e mafies së Vlorës/ Kush është gjyqtari që KPK e shkarkoi

Aktualitet

Dënoi kokën e mafies së Vlorës/ Kush është gjyqtari që KPK e shkarkoi

Publikuar

-

25 vjet me kredi për një shtëpi/ Vettingu i gjyqtares më të varfër në Tiranë

“I paprekshmi” i Vlorës, Edison Harizaj, që u ekzekutua mbrëmjen e së martës në Durrës, kishte arritur të rifitonte lirinë pas një rasti të dokumentuar korrupsioni në Gjykatën e Krujës.

Megjithatë, Gjykata e Vlorës e pati dënuar në vitin 2004 për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim. Një prej gjyqtarëve që ishte pjesë e treshes që dënoi Harizajn, ishte edhe Shkëlzen Selimi, gjyqtar që është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve.

Publikohet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, për të ndjerin Edison Harizaj. Ky vendim mban datën 3 mars 2004 dhe është firmosur nga gjyqtarët Klodiana Gjyzari, Marsela Balili dhe Shkëlzen Selimi. Bazuar në hetimet e Prokurorisë, trupi gjykues vendosi dënimin e Harizajt me 19 vjet burg, për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim, plagosje e kryer në bashkëpunim, si dhe tentativë vrasje.

Gjithashtu, kjo treshe vendosi që dënimi të kryhej në një burg të sigurisë së lartë në vend. Megjithatë, edhe pas këtij vendimi, Harizaj qëndroi në qeli rreth 6 vite, duke u liruar nga Gjykata e Krujës në vitin 2010. Edhe pasi rifitoi lirinë, ai ishte hetuar për disa ngjarje të rënda kriminale nga Policia dhe Prokuroria.

GJYQTARI I SHKARKUAR

Në treshen e gjyqtarëve që vendosi dënimin me 19 vjet heqje lirie të Edison Harizajt, ishte edhe gjyqtari Shkëlzen Selimi, i cili u shkarkua me vendim të KPK, pasi iu nënshtrua procesit të vetingut. Por përballë një vendimi të tillë, që është marrë vite më parë nga Selimi, hapet edhe një herë debati për sigurinë e gjyqtarëve e prokurorëve që janë shkarkuar gjatë procesit të vetingut. I tillë është edhe rasti më i fundit, kur viktima, Edison Harizaj, kishte fituar lirinë, në një kohë që gjyqtari që e dënoi atë me 19 vjet burg, ishte shkarkuar nga detyra. Deri para të martës, kur ndodhi vrasja, të dy ishin shtetas të lirë. Harizat, edhe pse me një skedë të pasur kriminale, kishte fituar lirinë, ndërsa gjyqtari Shkëlzen Selimi, tashmë ndodhet i zhveshur nga pelerina e gjyqtarit, pas vendimit të KPK. Viktima Edison Harizaj, të cilit Gjykata e Vlorës i kishte caktuar të kryente dënimin në Burgun e sigurisë së lartë në FushëKrujë, u lirua me një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krujës, në korrik të vitit 2010, për të cilin u provua nga Prokuroria se kishte paguar një shumë të konsiderueshme parash. Harizaj ishte skeduar nga Policia për një serë veprash të rënda kriminale dhe konsiderohej si “i paprekshmi” i Vlorës. Ndër të tjera, ai njihej edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, por ishte i dyshuar edhe për kryerjen e disa krimeve të rënda, për të cilat ishte hetuar, siç ishte edhe ekzekutimi i gjyqtarit Skerdilajt Konomi./ Panorama

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Emri/ Kush është ‘Niku’ i Veliajt dhe i Antimafias italiane

Publikuar

-

Nga

Emri/ Kush është ‘Niku’ i Veliajt dhe i Antimafias italiane

Disa përgjime të Antimafias Italiane të publikuara gjatë ditës së sotme, hedhin dyshime mbi mënyrat se si mafia italiane (Ndrangheta) arrin të depërtojë në procesin e lejeve të ndërtimin në Bashkinë Tiranë të drejtuar nga Erion Veliaj.

Nga zbardhja e këtyre përgjimeve, dëgjohet të përmendet një emër shqiptar, Niku, si personi i cili ka aksesin e duhur për të garantuar leje pranë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet një pagese nën dorë.

Burime pranë PS-së për MCN TV deklarojnë se “Niku” është shtetasi Besnik Halili, biznesmen në disa sektorë, kryesisht në sektorin e furnizimit me oksigjen të rrjeteve spitalore. Besnik Halili zotëron 100% të kuotave të shoqërisë NCI sh.p.k. si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjimet e rrjedhura sot në media.

Besnik Halili njihet në qarqet e politikes shqiptare dhe si i shoqi i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e AMLF në periudhën e sulmit të “fundit të marrëzisë” 2013-2015, sot drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, me rol aktiv dhe në përpjekjet e qeverisë për të luftuar pandeminë Covid-19.

LEXO EDHE:  “Shkarkoni pa vonesë Agim Kajmakun”/ PD kërkesë KQZ: Zbatoni ligjin, jo urdhrat politikë të Ramës

LEXO EDHE:  Gazetari denoncon policinë e Vlorës/ Ka shef qarkullimi një idiot dhe makut

Besnik Halili ka dhe një profil në Linkedin ku deklaron se zotëron shoqërinë Global Technology Services LLC me seli në Dubai… / tvt

LEXO TE PLOTE

Politikë

E zbulon Gazment Bardhi/ Ja në cilin qark do kandidojë Basha

Publikuar

-

Nga

E zbulon Gazment Bardhi/ Ja në cilin qark do kandidojë Basha

Gjetja e gjuhës së përbashkët mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kreut të duket se është shumë larg.

Por pavarësisht se Mediu dhe Idrizi kanë deklaruar se në zgjedhje mund të shkojë me listë më vete, duket se Basha po bën tentative që t’i ndërrojë mendjen.

Këtë e ka treguar mbrëmjen e sotme sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, I cili deklaroi në Rtsh se PD është duke u marrë me detajet finale të marrëveshjes me PR dhe PDIU.

Ne kemi rënë dakord të dalim në zgjedhje në koalicion si parti të opozitës së bashkuar. Në disa qarqe mund të dalim me listë të ëprbashkët pasi u konsultuam me teknikët tanë me qëllim që asnjë votë opozitare të mos shkojë dëm dhe sugjerimi i tyre ishte ky”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Goditet me levë në kokë elektriçisti

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Vlorë/ Rrezikohen banesat

Më tej, demokrati tregoi se me shumë gjasa Basha do të drejtojë listën e Qarkut të Tiranës, ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha tha se do ta zgjedhë ai në cilin qark do kandidojë.

Drejtimin politik nuk mund t’ua besojmë emrave që vijnë nga shoqëria civile. Sigurisht që do të ketë emra politikë. Zoti Berisha do të kandidojë ku të dojë vetë. Ndërsa zoti Basha me shumë gjasa do të drejtojë listën e Qarkut të Tiranës”, theksoi Bardhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përgjimet e Ndrangheta-s/ Në dosjen e mafies del emri i Metës: Do të prezantoj me presidentin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Meta: Komisioni për raportin e Dick Martit i shërben serbëve

Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin maoz italian “Ndrangheta”.

Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit ‘Detyrim paraqitje’.

Në dosjen e plotë të siguruar nga Report TV mësohen detaje shumë të forta për lidhje që persona shumë të rëndësishëm në ‘Ndrangheta’ kishin me shqiptarët.

Një prej personave më të rëndësishëm të arrestuar në Itali, Antonio Gallo, i njohur me nofkën “Princi” në Ndrangheta rezulton se prej 3 vitesh ka një biznes në Shqipëri.

Ortaku i tij është Henrik Baçi, 40 vjeç, i cili i në listën e 47 të hetuarve nga antimaa italiane dhe në Itali rezulton me ‘arrest shtëpie’.

Pavarësisht nga keqkuptimet dhe pozicioni në të cilin ai ishte gjendur, Antonio Gallo kishte të gjithë interesin për të mbajtur ekipin të bashkuar sepse deri tani, si Brutto-t, dhe D’Alessandro-t, ortakët e tij, ishin të vetëdijshëm për shumë gjëra që kishin të bënin me jetën e tij private dhe bizneset.

LEXO EDHE:  Gazetari denoncon policinë e Vlorës/ Ka shef qarkullimi një idiot dhe makut

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Vlorë/ Rrezikohen banesat

Në një takim mes Gallos dhe D’Alessandro-t dhe diskutimi ishte shumë i fortë. Në llim Gallos iu kërkua që që të përjashtonte Tommaso Brutto-n dhe Saverio Brutto-n dhe më pas të rinovonte marrëdhënien e besimit që kishte lindur disa muaj më pare, shkruan Report TV.

Ercole D’Alessandro iu turr biznesmenin dhe e akuzoi atë për atë që kishte bërë deri në atë moment: “Së pari, siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha tek ju për t’ju kërkuar, por ju erdhët tek unë! Dhe unë nëpërmjet BRUTTO! Ju mbështesim, po bëj ccfarë duhet të bëj….por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj … ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me presidentin e Republikës së shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…”

Në dosje itet dhe për kontakte të tjera, madje dhe me një ministër dhe për marrjen e disa lejeve për ndërtime kullash në Tiranë me qëllim pastrimin e parave, duke përtuar nga “njohjet” në Bashki.

LEXO TE PLOTE