LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për lidhje me bandat/ Vangjush Dako padit Albana Vokshin

10 Nëntor 2018, 14:27, Aktualitet CNA
Akuzat për lidhje me bandat/ Vangjush Dako padit Albana Vokshin

Pas deklaratës së deputetes demokrate, Albana Vokshi ditën e sotme, e cila kërkoi arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit nën argumentin se kishte lidhje me bandat e trafikut të drogës, ka reaguar Vangjush Dako.

Në një postim në rrjetet sociale, Dako ka bërë me dije se me kënaqësinë më të madhe do të ndrejë një padi kundër Vokshit, për shpifje.

?Me shumë kënaqësi do të ngre padinë për shpifje edhe për zonjën Vokshi, të cilën kam pasur rastin ta ndjek nga afër në fushatat e saj të ulëta si deputete e Durrësit jo shumë kohë më parë! Një zonjë e papërmbajtur në fjalor, në gënjeshtra dhe në injorancën e saj ekstremiste”,-shkruan Dako.

Më tej kryebashkiaku i Durrësit e ka akuzuar Vokshin si një politikane gënjeshtare, e cila nuk zverdhet dhe as nuk skuqet kur gënjen elektoratin e saj.

“Një politikane që e bën të bardhën të zezë dhe anasjelltas dhe që as nuk skuqet as nuk zverdhet, kur gënjen elektoratin. Aq gënjeshtare është kjo politikane sa që akoma sot nuk mbarojnë barcaletat për të në katundet ku kujtoi se gjeti budallenj për t’ju marrë votën! Mori atë që meritonte dhe sot vazhdon po njësoj, tamam njeriu që krijoi Saliu. Në gjykatë e panderuara zonja Vokshi, aty silli provat e fajësisë time ose pastaj dihet, lekët për Fondin e Edukimit!?,- përfundon Dako në rrjetet sociale. / CNA.al

Lajmet e fundit nga