LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

15 qytetet më të mira në botë për vitin 2019

10 Nëntor 2018, 20:45, Lifestyle CNA

Londra kryeson listën e qyteteve më të mirë në botë për vitin 2019. Ajo ka lënë pas Parisin, Nju Jorkun dhe Tokion.

Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar erdhi në krye të një renditjeje të 100 qyteteve me performancën më të mirë në botë, falë parqeve të saj luksoze, universiteteve dhe kolegjeve të lakmuara si dhe përzierjes eklektike të restoranteve.

Kryeqyteti francez, Paris erdhi i dyti, ndërsa Nju Jorku është i treti dhe Tokio është i katërti.

Hulumtimi u krye nga kompania konsulente Resonance, e cila shqyrtoi shtatë faktorë të ndryshëm për të përpiluar listën e saj për vitin 2019.

Faktorët ishin përballueshmëria e shtëpive dhe mundësitë për punësim, cilësia e mjediseve natyrore dhe të ndërtuara, cilësia e institucioneve kyçe, atraksionet dhe infrastruktura, diversiteti i njerëzve, promovimi online, prosperiteti ekonomik dhe cilësia e arteve, kulturës, restoranteve dhe klubeve të natës.

1. Londër

2.New York

3.Tokio

4.Barcelonë

5. Moska

6.Çikago

7. Dubai

8.San Francisco

9.Romë

10.Madrid

11.Paris

12.Singapor

13.Amsterdam

14.Los Angeles

15.Boston

Lajmet e fundit nga